Nga Italia në Hungari, futbollistët që u shpallën kampionë me klubet e tyre

E martë, 1 Korrik, 2025

Sezoni është drejt përfundimit dhe verdiktet e kampionateve po marrin përgjigje nga java në javë, tre prej kuqezinjve kanë arritur që të festojnë në mënyrën më të mirë përfundimin e një rrugëtimi të vështirë, të pazakontë dhe me kalendar super të ngjeshur.

Myrto Uzuni në Hungari, Nedim Bajrami në Serinë B dhe Keidi Bare në Ligën e Dytë Spanjolle ia kanë dalë që të triumfojnë dhe të shpallen kampionë. I radhës dhe në pritje, është Ermir Lenjani në Ligën e Dytë të Zvicrës.

HUNGARI – Lojtari më i mirë i Ferencvaroshit dhe lojtari i dominuar për të qenë më i miri i kampionatit. Myrto Uzuni ka bërë një debutim fantastik në kampionatin hungarez, duke u shpallur kampion me Ferencvaroshin si një nga protagonistët kryesorë. 12 gola në kampionat dhe 6 asiste, janë pasaporta me të cilën skuadra hungareze e shpalli sulmuesin e Kombëtares si lojtarin më produktiv. Që në vitin e parë, sulmuesi beratas ia del ta festojë titullin në Hungari.

SERIA B – Një sezon si protagonist që përfundon me titullin në Serinë B dhe ngjitjen në elitën e futbollit italian. Nedim Bajrami dje ka festuar zyrtarisht titullin kampion me skuadrën e Empolit, duke qenë një nga futbollistët e spikatur me cilësinë në lojë, golat dhe asistet që ka dhuruar. 5 gola dhe tetë asiste në kampionat, kanë mjaftuar që emri i mesfushorit të jetë në listën e dëshirave nga shumë skuadra italiane.

Tanimë, një ëndërr e realizuar është Seria A dhe në vijim, Bajrami mbetet në pritje nga një fitore e çështjes në KAS nga FSHF, ku kërkohet e drejta për të luajtur me Shqipërinë. Dje për Bajramin dhe Empolin ka qenë dita për të ngritur titullin e Serisë B italiane.

LA LIGA – Keidi Bare do të jetë pjesë e La Ligës sezonin e ardhshëm, për të sfiduar skuadrat më të famshme europiane, si Real Madrid apo Barcelona. Në sezonin parë me Espanjol, mesfushori fierak u bë shpejt pjesë e formacionit si i pazëvendësueshëm në mesfushë.

Pak ditë më parë, me konfirmimin për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, Bare u bë protagonist në festimet e skuadrës, teksa nuk munguan prej tij edhe shfaqet në lartësinë e ballkoneve në versionin ultras. Së fundmi, pritet që edhe Ermir Lenjani të kremtojë titullin në ligën e dytë helvete me Grasshopersin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.