Çështja e Shkodrës e ndërlikuar nga veprimi i Esat Pashës

E enjte, 25 Prill, 2024

Në artikullin “Momenti vendimtar” publikuar në gazetën “L’ITALIA” bëhet e ditur nga Roma në mbrëmjen e datës 28 prill 1913 se vënia në lëvizje e fuqive në Çetinje i ka mbyllur shtegun paqartësive të vazhdueshme e turbulluese. “Tribuna” ka publikuar notën e Konsultës së Fuqive referuar ngjarjeve të fundit në Shqipëri në të cilën thuhet: “Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi të ndjeshme. Besojmë se është bërë e qartë për të gjithë që në qendër të vëmendjes duhet të jenë interesat më të rëndësishme të Evropës. Të gjithë po e pranojnë që interesat e Diplomacisë Europiane pavarësisht mangësive, nuk kanë lidhje me intrigën e Esat Pashës tashmë e zbuluar plotësisht. Duhet mbajtur parasysh ana tjetër që në rast se Mali i Zi do të këmbëngulë zyrtarisht në propozimin e tij për të mbajtur me çdo kusht Shkodrën, mund ti japë mundësinë ndonjë fuqie të thyej marrëveshjen e bërë që nuk lejon të veprohet në mënyrë të shkëputur. Një përgjigje negative e urdhrit të prerë për të lënë të lirë Shkodrën, mund të konsiderohet një provokim i hapur, pas së cilës Austria merr të drejtën për të vepruar menjëherë. Pra situata paraqitet shumë e vështirë. Përveç çështjes së Shkodrës është edhe problemi i brendshëm i Shqipërisë.

A ka autoritetin e duhur qeveria e përkohshme e Vlorës të ruaj rregullin? Pas largimit të trupave serbe Durrësi ka mbetur pa qeveri të vërtetë. Lajmet e brendshme njoftojnë për gjendjen e pasigurisë jo vetëm të njerëzve, por edhe të pasurive. Frikë shumë e madhe është edhe në qytetet bregdetare. Sipas konsujve gjendja është e tillë që kërkon marrjen e masave të menjëhershme parandaluese. Këto masa do të zbatohen si fillim me dërgimin e anijeve në portet bregdetare më të rëndësishëm e zbarkimin e mundshëm të marinarëve për mbrojtjen e konsullatave”.
Kjo notë ka rëndësi të veçantë sepse parashikon situatën e mundshme të së nesërmes, domethënë të drejtën e Austrisë dhe Italisë për të vepruar lirisht. Për të vendosur rregullin në brigjet e Vlorës dhe përreth liqenit të Shkodrës. Natyrisht jemi akoma larg nga një gjendje e tillë, por është mirë për qeverinë tonë të jetë e gatshme ndaj çdo sulmi të papritur. Në rastin kur ndonjë fuqi tjetër do të pushtojë Shqipërinë ne të kemi mundësinë për të marrë masat tona mbrojtëse në mënyrën më të mire.

Mendimi i qeverisë sonë është si më poshtë: Italisë i intereson që vendimet e Konferencës së Londrës të shihen plotësisht nga pikëpamja e Malit të Zi, në qoftë se Mali i Zi e Serbia do të arrijnë të marrin Veriun e Shqipërisë, Greqia do të ketë fuqinë të sundojë kufijtë e Shqipërisë së Jugut; e gjithë kjo në dëm të Italisë, për të cilën qëllimi kryesor është të ndalojë në kanalin e Korfuzit ndërtimin e një baze strategjike që mund të cënojë në mënyrë absolute lirinë e komunikacionit ndërmjet kanalit e Adriatikut.

Gjithashtu një ndërhyrje e vetme nga ana e Austrisë në Shqipërinë e Veriut, do të lëkundë jo vetëm ekuilibrin e Adriatikut në dëm të Italisë, por do të mund të provokojë edhe ndonjë reagim të Rusisë e si rrjedhojë një konflikt europian.

Atëherë nuk i intereson Italisë të lejojë Austrinë të marshojë e vetme për të liruar Shkodrën. Kjo është e parashikuar edhe në programin e afërt të Italisë ndaj Shqipërisë.

Por cili është mendimi aktual i Vjenës për këtë çështje? Qeveria austriake, megjithë dëshirën për të mos prishur marrëveshjen me fuqitë ndodhet në një situatë të vështirë. Në qarqet militare të Vjenës vihet në dukje se në rast se Perandoria do të pësojë disfatë, sllavët kryesisht ata të jugut, do të joshen duke nxjerrë pretendime të tilla që mund të rrezikojnë ekzistencën e vetë monarkisë; nga ana tjetër situata e vështirë e Berchtold nuk është më pak preokupuese se ajo e Sazonoff, situatë që nuk i jep mbështetje Austrisë në ditën kur mund të ndërmarrë sulmin e vetme kundër Malit të Zi.
Situata aktuale është shumë e vështirë dhe e ndërlikuar.

Titulli origjinal: Çështja e Shkodrës e ndërlikuar nga veprimi i Esat Pashës (Nga këndvështrimi i Italisë)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.