Gëzuar Festën e Flamurit!

E premte, 19 Prill, 2024
E premte, 19 Prill, 2024

Gëzuar Festën e Flamurit!

Me 28 e 29 nëntor, të gjithë shqiptarët kudo që janë Festojnë Pavarësinë, Lirinë dhe Shqipërinë! Qoftë ky vit, një vit Bashkimi për të kapërcyer të gjithë bashkë një moment historik kaq të vështirë!

Përvjetori i Pavarësisë së shtetit shqiptar na gjen në këtë vit “horribilis” të pandemisë globale dhe një vit pas tërmetit të rëndë që shkaktoi dëme të rënda njerëzore dhe materiale, veçanërisht në rajon të Durrësit.

Ngjarje që kanë peshuar në trupat dhe shpirtrat e të gjithëve, por sigurisht nuk e kanë thyer forcën dhe qëndrueshmërinë e Tokës së Shqiponjave.

Është shumë e fortë ura qe lidh Diasporën Shqiptare në botë me Atdheun, kalon madje përtej rrjetave të kohës dhe hapësirës dhe nuk e ka zbehur aspak as shtetësisë së dyfishtë e shqiptarëve, përkundrazi më shumë i ka përforcuar raportet midis Mëmëdheut dhe vendqëndrimeve aktuale nëpër Botë.

Në Itali, për shembull, arbëreshët, për dekada, janë dalluar si një komunitet i zellshëm, krenar për origjinën e tij, i cili shpesh, me sakrifica të mëdha, jo vetëm integrimin e tij, duke ruajtur dhe mbrojtur te pa prekur kulturën e tij mijëvjeçare. Në fakt, në të gjithë Italinë e Jugut, nga Abruzzo në Puglia, Kalabria dhe Siçilia, qindra komunitete “arbëreshe” i kanë mbijetuar historisë, kanë mbërritur atje për shekujsh, pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Sot ata janë mbartës se historisë, traditave, zakoneve dhe gjuhës sonë te lashte, të cilat ruhen me xhelozi duke u integruar edhe me komunitetet e reja shqiptare të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Niset pikërisht nga këto baza të ndërtohet përvoja, sot gati njëzet vjeçare e “Integra Onlus” dhe tani e Fondacionit të ri Shqiptar “Bridge for the Future”, të dyja te themeluara nga unë, e para në Itali në 2002 dhe e dyta në Tiranë në 2017, për të mos shkëputur lidhjet me Tokën time dhe për të qenë edhe sado pak e dobishme për të.

Një udhë që duhet të bashkojë të kaluarën dhe të ardhmen, përmes angazhimit të së tashmes së të gjithëve, në perspektivën e re të paqësimit dhe rritjes së Ballkanit, me hyrjen e afërt në Bashkimin Evropian.

Nga ky pikvështrim, shembulli i popullit shqiptar ka një rëndësi te veçantë dhe origjinale, siç nënvizohet nga shumë studiues, sidomos për vlerën që ne i japim konceptit të pavarësisë dhe lirisë, të përdhunuar dhe të humbur ndër shekuj, por të fituar fale sakrificave dhe falë gjakut të shumë patrioteve që e mbrojtën me jetën e tyre.

Këtu mund të kujtojmë se si për shekuj me radhë Shqipëria ka luftuar të gjitha synimet, së pari me Skënderbeun, heroin tonë kombëtar dhe “Atletin e Krishtit”, i cili i preu rrugën Osmanëve, deri në shekullin e kaluar, kur dëshmorët tanë kontribuan për çlirimin nga nazifashistet dhe përmbysjen e diktaturës komuniste.

Për këtë arsye, tema komplekse dhe jo e reduktueshme, gjithmonë e hapur në të gjithë kontinentin e vjetër, është vetë koncepti i multikulturalizmit, në perspektivën e hyrjes në vetë Bashkimin Evropian, me procesin e afrimit të ndërmarrë nga Shqipëria, si në të gjithë Ballkanin.

Pretendimi ynë për një identitet të fortë kulturor, historik dhe gjuhësor duhet të gjejë hapësirë në një rend federal, pa dhënë justifikime për kimerat separatiste, të cilat gjithashtu agjitojnë Evropën e vjetër, nga Skocia në Katalonjë dhe me tej. Si të thuash, vlerat e identitetit dhe dallimet e të gjithëve duhet të mbahen së bashku, duke njohur dinjitetin dhe autonominë e barabartë, brenda një shteti te bashkuar, sidoqoftë, i cili i lejon kontinentit tonë, Evropës, të konkurrojë me kombet e mëdha të botës.

Kjo betejë është jetike për të afirmuar botërisht vlerat e demokracisë liberale, tolerancës dhe bashkëjetesës civile, me të gjitha liritë e saj shoqërore, ekonomike dhe të kulteve të ndryshme fetare (me Shqipërinë një shembull të virtytshëm).

Si pasojë, do te kemin një përfundim, edhe pse vetëm i pjesshëm, i një debati të hapur, kompleks dhe jo pa kontradikta midis modeleve të ndryshme të politikave multikulturore. Para së gjithash, integrimi-asimilimi francez (me tensionet e tij gjithashtu të një natyre terroriste), ai belg (në përplasje etnike shumëvjeçare midis përbërësve të tij), deri në emergjencën e imigracionit të papërfunduar si ai italian.

Këtu përplasja, shpesh demagogjike dhe populiste, mbetet ne Itali për kërkimin e “Ius Soli” ose atë më gradual dhe të mundshëm të “Ius Culturae”, duke kapërcyer konceptin e pasigurt të “emigrant- i huaj”, në rastin më të mirë duhet toleruar.

E gjithë kjo për të shmangur një të ardhme të “mbylljeve ne vetvete” të secilit komunitet, siç kujtohet edhe nga thirrja e Papa Francesco, që na thërret në emër të paqes dhe bashkëjetesës civile midis popujve, pa mure që ndajnë, por duke ndërtuar ura për t’iu kundërvënë zhytjes ne errësirën e historisë , por duke u kthyer në një shtet global pa kufij te njerëzimit.

Një rrezik i pashmangshëm i ksenofobisë, intolerancës dhe urrejtjes për shumë pjesë të Evropës sonë të vjetër dhe të re.

* Autorja është Presidente e shoqatës “Integra Onlus” në Itali dhe e Fondacionit Shqiptar “Bridge for the Future”.