Manjolla Nallbani dhe mbesa e Behgjet Pacolli sjellin “Gjuhën e shpirtit”

E diel, 29 Qershor, 2025

Fortana Pacolli është vetëm 12 vjeç dhe ka sjellë për publikun shqiptar një dhuratë për festat e nëntorit, një këngë me këngëtaren e mirënjohur Manjolla Nallbani. “Gjuha e shpirtit” është projekti i tyre që vjen për festat e nëntorit.

Fortana është mbesa e politikanit të njohur në Kosovë Behgjet Pacollit. Krahas këngës vogëlushja ka pasion edhe pikturën. “Kam pikturuar që shumë e vogël, katër vjeç”, ka rrëfyer ajo.

Fortana Pacolli ka lindur në Lugano të Zvicrës, është 12 vjeç dhe në klasën e 7. Ka filluar të merret me muzike që në moshën 5-vjeçare, ku së pari ka filluar me violinë.

Deri tani Fortana ka realizuar dy këngë, një në vitin 2016 “Urime përvjetori” dhe një këngë tjetër në vitin 2018 “Ylli im”.

Manjola Nallbani ka treguar se si lindi idea që këtë këngë ta realizonte me Fortanën.”Isha në një koncert humanitar pas tërmetit në Zvicër dhe aty takova disa shqiptarë që po diskutonim këtë gjë që koncertet dikur ishin plot, ndjeshmëria e të gjithë atyre që kishin ikur është shumë e lartë. Po thoshim që lindin fëmijët, rriten këtu, integrohen dhe janë pak më të distancuar nga origjina dhe unë thashë jo, ka shumë familje që i kanë rritur fëmijët me dashurinë e madhe për vendin e nënës dhe babait. Kur erdha këtu kisha një ndjesi që duhet një gjë të tillë. Shqipëria dhe shqiptarët është ndryshe nga kombësitë e tjera, njerëzit ikin me kokën mbrapa se lënë prindër dhe të afërm për arsye ekonomike etj”, ka thënë Manjola.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan këngëtarja e njohur shqiptare tregon dhe pse në projektin muzikor u mendua të përfshihej një fëmijë, dhe një vajzë e talentuar si Tana, siç e njohin të gjithë vajzën e vëllait të Behgjet Pacollit.

“Me familjen e Tanës kam pasur miqësi dhe e kam ditur që vajzat këndonin shumë bukur. Tana ishte më e talentuar në të kënduar dhe duke iu referuar asaj që thashë më përpara, këto ishin një nga ato familje shqiptare që i kanë rritur vajzat me shumë dashuri dhe për gjuhën dhe për vendin e tyre. Mamaja e Tanës ka mbaruar shkollën për Letërsi Shqipe shumë e dhënë pas vajzave, Agimi inxhinier dhe duke ditur që këto janë tipike nga ato familje që dhe pse të rritura vajzat jashtë, nuk e kanë humbur për asnjë moment lidhjen me origjinën e tyre. Mendova që kjo këngë të ketë një fëmijë sepse duhet të ishte ndjesia e prindit që jeton jashtë po kokën e ka mbrapa në vendin e vetë dhe që i thotë fëmijës unë vij nga një vend shumë i bukur dhe do vijë momenti të ta tregoj dhe ndoshta fëmijët do e ndjejnë atë thirrjen e të parëve kur të vijë një moshë”, tha Manjola Nallbani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.