QSPA tryezë online për studiuesin Emanuele Giordano

E enjte, 3 Korrik, 2025

Një takim virtual për të nderuar kujtimin e studiuesit Emanuele Giordano. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) do të organizojë nesër, me datë 28 tetor 2020, ora 11.00 veprimtarinë përkujtimore me titull: “Arbëreshi i shquar Emanuele Giordano” Përkujtimore në 100-vjetorin e lindjes. Profili njerëzor dhe profesional, do të përcillet përmes rrëfimit në platformën “zoom” të pasardhësit të tij Agostino Giordano, i cili është themelues dhe drejtor i revistës “Jeta Arbëreshe”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, pas kërkesës zyrtare të drejtuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e radhës edhe emërtimin e një rrugë me emrin “Emanuele Giordano”.
Ky aktivitet, që do të mbahet brenda mjediseve të QSPA-së, pritet të përcjellë dëshmi e të dhëna ende të padritësuar sa duhet për këtë figurë, në lidhje me kontributin që i dha kulturës shqiptare.

Takimi mund të ndiqet live edhe në faqen facebook të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.