Simbole të krahasuara te brezi arbëresh i nuses

E enjte, 18 Prill, 2024

Veshjet zakonore, së bashku me gjuhën e folur dhe me përkatësinë fetare sipas traditës (ritit) burimor të Kostandinopojës, janë elemente të rëndësishme me anë të të cilave është ruajtur deri më sot identiteti arbëresh në Itali.

Nga pikëpamja e veshjeve femërore qytezat arbëreshe në Sicili përbëjnë një krahinë gjeo-etnografike më vete, studimi i së cilës vërteton aspekte sinkronike dhe diakronike. Ç’është e vërteta, ndërsa ruhen veshjet antike, vërehet edhe lindja e një varianti të ri, kështu që sot kemi dy variante kryesore: duke filluar nga shkalla më e thjesht e fustanit, xhëllonë me kurorë: me një, me dy a me tre sipas mundësisë ekonomike + xhipun të zanafillës, deri tek ajo luksoze, nga mesi i ‘700-ës, kur paraqitet për herë të parë në stolitë e nuses brezi metalik porsi element plotësimi i versionit më të ri të fustanit: ncilonë e qendisur me fije ari + linjë dhe krahë.

Nuk ka dyshim se mbi këto veshje, përveç ndikimeve burimore dhe spanjolle të mëvonshme, fryn ende era e Bizantit. Por është me interes të nënvizohet edhe ndikimi i modës lindore, levantine të ‘700-ës, ashtu siç ndërkohë kishte ardhur e u shartuar mbi bizantinen te trevat arnaute nën sundimin osman.

Me rënien e influencës spanjolle ne Itali (1713), Sicilia, pas një periudhe të shkurtër nën Savojat (1714-18) dhe pas luftës ispano-austriake, kaloi, si më përpara Napoli, nën varësinë e Perandorisë austriake (1720-34) dhe më në fund të Burbonëve (1734), gjithnjë si mbretëri më vete.

Këta faktorë jo vetëm që ndryshuan marrëdhëniet shoqërore brenda Ishullit, por  lehtësuan edhe tregtinë në Mesdhe e sidomos në Adriatik, ku Austria mundohej ta zëvendësonte fuqinë venedikase. Dhe pikërisht në kuadër të vijës lindore, që  ndiqte asokohe me të madhe, Austria, në zotërimet e saj të reja në Itali, ia nisi me themelimin e dy kolegjeve studimesh për arbëreshët në Kalabri (1732) e në Sicili (1734).

Ndërkohë qytetet shqiptare, pasi e kishin marrë veten nga rrebeshet të pësuara prej pushtimit osman, në sh. XVIII gëzonin një zhvillim të madh në tregti dhe zejtari. Shkodra, Vlora e Durrësi  u  shndërruan në qendra zejtare dhe tregtie tranziti nga kalonte shumica e mallit në drejtim të Evropës Perëndimore e sidomos të Venedikut e të Austrisë.

Malli dhe tregtarët shqiptarë ishin rregullisht të pranishëm në panairet e Gadishullit Italian: në Venedik, Ankonë, Firence, Mesinë, … ku kishin agjencitë e tyre. Në të njëjtën kohë, pas paqes së Pozharevacit (1718), perveç Francës në Durrës, Artë e Janinë, dhe Anglisë, Holandës, Raguzës dhe Austrisë, edhe Venediku krijoi agjencitë konsullore të saja në Shkodër, Durrës dhe Vlorë.

Mund pohojmë, pra, se sh. XVIII filloi me gjithë premtimet e mirë për marrëdhënie të frytshme  Shqipëri-Itali.

Në kuadër të këtyre marrëdhënieve rol të rëndësishëm kanë luajtur argjendi, ari dhe plumbi të  nxjerrë nga xehet e Trepçës në Kosovë. Prodhimet e shtrenjta e Trepçës, që për një kohë të gjatë ishin shitur dhe përpunuar jashtë trevave shqiptare, që nga fundi i ‘600-ës fillojnë të përpunohen artistikisht në vend, në fillim për nevojat e aristokracisë dhe për zbukurimin e kishave dhe të objekteve fetare, më vonë edhe për shtresat e borgjezisë, nga kaluan dhe u stabilizuan në përbërjen e veshjeve kombëtare. Teprica kalonte kufijtë e Shtetit Osman për t’u shitur në tregjet dhe panairet e Perëndimit.

Kjo situatë e volitshme vazhdoi gjatë pushtetit të Bushatlinjëve në veri e Kosovë, me qendër Lezhën, dhe të Ali pashë Tepelenës në Shqipërinë jugore dhe në pjesë të Maqedonisë dhe të Greqisë së sotme, me qendër qytetin e Janinës.

Për sa i përket Sicilisë, qyteti i Mesinës, ku pati gjithnjë një komunitet i organizuar katolik-bizantin natyrisht i prirur ndaj lindjes, dhe qyteti i Palermos, ku historikish është vendosur kolonia arbëreshe më e përparuar, me limanet e tyre u bënë faktorë për marrëdhënie tregtare me trojet shqiptare.

Përveç tregtisë, lidhja detare nxiste edhe shkëmbimin e modeleve të veshjes, nga do të kenë përfituar arbëreshët, ndërkaq ekonomikisht të favorizuar, edhe ata, nga ndryshimet politike, për ripërtëritjen e së veshurës femërore të kremteve e sidomos të nuseve, duke zgjedhur diçka të re nga bota e të parëve të tyre, në veprën gjithnjë të vazhdueshme të seleksionimit.

Vetëm fakti që veshja e re është pagëzuar me mbiembrin alla levantina ka domethënien e vet, e cila të shpin kah lindja. Fakti që brezi i argjendtë, si e njohëm sot, hyn në përdorim tek arbëreshët aty nga gjysma e sh. XVIII, mu në fazën kulminante e prodhimit të esnafeve brezpunuesish shqiptarë dhe të përpjekjeve për një Shqipëri autonome, ka edhe ai domethënien e vet.

Duke u përqendruar te brezi, si risi kryesore në stolitë e nuseve arbëreshe në shekullin XVIII, mund ta cilësojmë atë si një sërë elementesh të segmentuara dhe një tokëz kushtimore qendrore që e rrethojnë belin dhe e lidhin jelekun, krahët, me fustanin, ncilonën, në veshjen tradicionale femërore të kremteve alla levantina tek arbëreshët e Sicilisë”.

Elementet e brezit sajohen nga «… pllaka argjendi, pjesërisht të praruara, të shpuara dhe të lidhura bashkë me mbërthesa të holla cilindrike të cilat e bëjnë të mundshëm nyjëtimin. Të dy krerët mbërthehen me një element qendror i cili e bën punën e tokëzës.

Në të vërtetë, më shumë se për tokëz është fjala për një pllakë të veçantë, meqë ndryshon për nga dimensionet dhe punimi, të cilën Pitreja (1892, f. 13 dhe 1913, f. 60) dhe Koqara [Cocchiara] (1938, f. 74 dhe 1957, f. 45) e quajnë “mburojë” » (Chiaramonte 2000, f. 15) ose shqyt.

Brezi arbëresh, me tipare qartësisht baroke, shquhet  për elementin religjoz të mburojës, element që e dallon nga të tjerët akoma në përdorim e sipër në Ballkan e gjetkë, ndërsa e vë disi në lidhje me antikën.

I pranishëm në Itali që nga gjetjet arkeologjike të bëra në nekropolat adriatike që u përkasin popullsive italike në kontakt me popullsi ilire të shekujve VIII dhe VII para Krishtit (khs. Chiaramonte Treré 2003, f. 461), brezi metalik i antikës përmban  elemente të ndryshme simbolike (kali, mjellma, etj.) të lidhur me botën e përtejme.

Brezi metalik vazhdon të përdoret në Mesjetë e në Rilindje dhe ka të ngjarë se Benvenuto Çelini i ka skalitur  disa sish (khs. Lanza, f. 172). Por brezet nga Mesjeta e nga Rilindja  përbëhen nga shtresa të holla prej metali, të gozhduara në lëkurë ose në stof: zakonisht pra janë të skalitur, kurse te arbëreshët, ashtu si tek antika, brezi është më së shumti punë derdhjeje dhe më pakë skalitjeje, ndonëse skalitja vërehet më shumë te më të vjetrit, ku kemi të bëjmë me relievin.

Prania në Palermo e një “esnafi brezpunuesish”  aktiv që nga shek. XV (khs. Patera 1989, f. 362), e vërteton përdorimin e brezit të argjendtë në veshjet e Sicilisë në kohën e ardhjes së Arbëreshëve. Në Sicili mbeti i pranishëm deri vonë, në rripin nga lëkura të bujqve, përdorimi i «një tokëze nga bakri i verdhë me paraqitjen e Kryqit (ekzemplar te Muzeu Pitre i Palermos, ndërmjet gjetjeve të painventarizuara – shënim i Z. C.) ose të Shën Mërisë» (Pitre 1913, f. 71).

Përdorimi i pandërprerë, me trajta dhe metale të ndryshme në kohë, është vërtetuar edhe te shqiptarët (khs. L’Arte albanese nei secoli, 1985; Elmo-Kruta 1966), të cilët historianët, gjuhëtarët dhe arkeologët i vështrojnë si pasardhësit më të afërt të ilirëve .

Brezi i argjendtë është i pranishëm edhe në botën islame, i përhapur me gjasë nga osmanët.

Sot e gjejmë posaçërisht në Afrikën Veriore (ekzemplarë në “Baglio Di Stefano- Fondazione Orestiadi”, në Gibellina të Sicilisë) dhe në Ballkan, përveç se (nëpërmjet rrugëve konvergjente ?) në kolonitë arbëreshe të Sicilisë, ku ngel si i vetmi brez metalik i traditës së lashtë që përdoret ende në Evropën Perëndimore.

Nga vendbanimet arbëreshe të Sicilisë kanë kaluar: në Muzeun Pitre të Palermos, dy ekzemplarë; në Muzeun Kombëtar të Arteve dhe Traditave Popullore të Romës, dy ekzemplarë; në Musée de l’Homme të Parisit, një ekzemplar; në ish- Koleksionin  Çerçil të Londrës (tani i shpërndarë), ekzemplarë të ndryshëm; në Patriarkatin Ekumenik të Kostandinopojes në Stambollin e sotëm, një ekzemplar; në Vatikan, një ekzemplar; te pretenduesi i fronit të Burbonëve-Dy Sicilive, një ekzemplar; dhe gjetiu.

Shumë ekzemplarë janë ruajtur me shumë kujdes nga familje siciliane-arbëreshe dhe lihen trashëgim brez pas brezi dhe përdoren, bashkë me veshjet tradicionale, posaçërisht në kremtet e kalendarit bizantin dhe në raste martesash dhe pagëzimesh.

Duke vazhduar zakonet e rrënjosura të traditës së argjendarisë, një argjendari e Palermos vazhdon të prodhojë breze të reja me shije dhe  përsosuri.

Meqë brezi përdor metale, zhvillon elemente, mban emërtime dhe trajta të trashëguara nga kultura, ekonomia, simbolika dhe feja e popujve të cilët e përdorin, kur përdoret nën ndikimin e Islamit nuk përmban shenja ikonografike fetare në tokëz-paftë, por shpesh cilësohet, me aluzjone te qarta ndaj lidhjes martesore, me praninë  e “nyjës-flutur” qendrore, të shumëfishuar në mënyrë eksponenciale me nyje të panumërta të filigranit të përdorur rëndom. Mu si në Kosovë.

Te popullsitë e krishtera dikur nën sundimin osman, një pllakë argjendi (në vend të mburojë-shqytit), katrore ose pakëz katërkëndëshe, rrëshqitse mbi zonat e stofit ose të lëkurës, ruan, megjithëse në mënyrë mjaft të thjeshtë për përdorimin e basorelievit, shenjat e një religjioziteti të qëndrueshëm të gjurmëve bizantine .

Ndërsa në Malin e Zi gjejmë, në rripin e argjendtë të grave, një prirje shumë të ngjashme me atë të arbëresheve siçiliane. Dëshmuar në shekullin e 18-të nga gjetjet tashmë të pranishme në Muzeun Etnografik të Beogradit, rripi malazes i detyrohet formimit të autonomisë së Cetinjes nga Stambolli dhe krijimit, që nga shekulli i 18-të, të dinastisë lokale të Njegoš, peshkopë-kontë me titullin e Vladika.

Atje ka pësuar përshtatje edhe kurora e mbyllur ose mbretërore në pjesën e sipërme të mburojës, kur ajo mbart shqiponjën dykrenare ose një sfond devocioni. Të gjithë elementët që duan të nxjerrin në pah simbolet e ortodoksisë gjenden tek nyjet, nyjet-flutur, ose paftat, me madhësi të ndryshueshme të punuara me mjeshtëri, e që nga ana tjetër janë edhe të ndikuara nga prania muslimane.

Pikërisht, në brezin e argjendtë femëror të Malit të Zi, vërejmë një ngjashmëri me brezin e veshjes femërore të Arbëreshëve në Sicili.

Ky brez malazez, që ndodhet në Muzeun Etnografik të Beogradit, është dokumentuar si një objekt i periudhës së shekullit të 18-të, pikërisht në momentin e Autonomisë së Cetinjës nga Stambolli dhe krijimit të dinastisë vendase të Njegoš-ve, peshkop-kont me titullin vladika.

Kjo ngjashmëri është e dukshme, pikërisht në adoptimin e kurorës së mbyllur ose mbretërore në majën e mburojës (togzës), kur kjo mban shqiponjën dykrenare ose një skenë të devotshme (fetare). ………..

Në Sicili brezi më i vjetër femëror i tipit arbëresh gjendet në një koleksion privat të Marsalës: është fjala për një  brez të argjendtë me 13 pllaka i vitit 1711 dhe i shënuar GL, me gjasë  inicialet e konsullit të argjendarëve të Palermos të asaj kohe, Giuseppe Leone (khs. Di N atale 1989, f. 268-269).

Mburoja e tij, e cila tashmë duhet të vështrohet si e humbur, gjendet vetëm në një riprodhim kromolitografik të përgatitur nga Huberti në fillim të shekullit XX.

Në anën e sipërme me një kurorë të hapur, posht me shqiponjën njëkrerëshe e krahë të shtryrë, simboli i qytetit të Palermos, shqyti përfytyron në reliev Kryeengjëllin Mikel, me rroba luftëtari tropeophor: më këmbë, e djathta e ngrytur, shpata e zhveshur, i përngjan shtatores së Abacisë së Malit Sen Mishel në Francë ose asaj të Kështjellës Sant’ Anxhelo në Romë.

Arkeologu dhe muzeologu i famshëm, Antonio Salinas e vë në lidhje këtë brez me bashkësitë arbëreshe të vendosura në Sicili që nga  shekullit XV (khs. Salinas [1900-1914], tab.II). Një lidhje e këtillë nuk mund të përjashtohet, mirëpo përdorimi i tij, për shkak të devotshmërisë së tepërt kushtimore të pllakave, ku secila paraqet një temë despotike ose teomitorike të nxjerrë nga Ungjijt kanonikë, ka të bëjë më shumë me një dasmë mistike, ndoshta me një ceremoni të dorëzimit murgeshe. Përpos në qoftë se, dhe ka më shumë gjasë, të ketë shërbyer për ta rrethuar një shtatore të Shën Mërisë, ashtu si ngelin gjurmë në traditën gojore të Palaco Adrianos. Nuk duhet të harrohet, me këtë rast, se kalendari liturgjik i Kishës Lindore i parashikon dy kremte teomitorike që lidhen me rrobat e Shën Mërisë, njëra ndër të cilat, e 31 gushtit, ka të bëjë me Zhvendosjen e Brezit të nderuar të Gjithshenjtës Nënës së Zotit  (khs. Ώρολόγιον… 1937, f. 644 dhe 706). Vlera fillestare e devotshmërisë së brezit do të ngelë kështu e vërtetuar te një popullatë pakicë e cila nga përkatësia burimore e Kishës Lindore ka marrë vazhdimisht mbështetje për mbijetesën e vet.

Përfytërimi i Kryeengjëllit Mikel, me notacjonet e lartë përshkruara, flet edhe për një traditë të kastës ushtarake e cila pikërisht vërtetohet e pranishme tek Ilirët dhe, më vonë, edhe tek Arbëro-Shiptarët në Itali, Stradiotët. Nga ana tjetër, përfytërimi ikonografik i këtij kryeengjëlli si ushtar me trofeun e luftës, lidhet me domethënien e emrit të tij në hebraishten: “Kush është si Hyji?”,  klithmë që ai do të ketë shtënë, sipas traditës çifute, duke përzënë nga parajsa, me shpatë në dorë, Luçiferin dhe engjëjt e tjerë rebelë ndaj Zotit. Bibla prandaj e konsideron si shefi i ushtrisë hyjinore (Khs. Joz. 5, 14 dhe Zb. 12, 7-9) dhe tradita e krishterë i shton mbykëqyrjen e shtatzënësisë së Zonjës Shën Mëri.

Sidoqoftë, datimi i hershëm i brezit të argjendtë të Marsalës dhe përdorimi, deri atëherë i vetëm, i zonës së pëlhurës së qëndisur me flori dhe pa shqyt (i vërtetuar nga këngët popullore të Filjës, nga Krispi, etj., dhe te Muzeu Pitre i Palermos në numrin 577 të inventarit) për veshjen femërore arbëreshe të Sicilisë, si edhe sot të kontinentit italian, bën të mendohet se një brez i tillë,  qoftë edhe jashtë çdo lidhjeje të drejtpërdrejt me mjedisin arbëresh, do të ketë luajtur rolin e prototipit për brezin e  sotëm (khs. Di Natale, po aty).

Vërtetimi i parë dokumentar i brezit martesor, siç e njohim sot në trojet siciliane-arbëreshe, paraqitet në një akt të sjelljes si pajë të 22 janarit 1743 (khs. Di Miceli 1989, f. 264).  Po në atë kohë Paolo Maria Parrino (v. 3., c. 683 r-v) e ka përshkruar veshjen e nuses arbëreshe me brezin e argjendtë duke diktuar portretin, sot të zhdukur, e një zonje arbëreshe nga Palaco Adriano, pranë varrit fisnor të familjes Notarbartolo në kishën San Françesko di Paola në Palermo.

Ndonëse sot përdorimi i brezit të argjendtë është bërë popullor tek arbëreshët e Sicilisë, megjithatë jemi në praninë e një mjeshtërie të kultivuar. Si xenia martesore e fundit, në fillimet e saj rezervohej për nuset e shkallës së lartë shoqërore, të cilat e ngjeshnin për herë të parë me rastin e celebrimit të martesës. E lënë jashtë përdorimit zona e pëlhurës, ndonëse edhe ajo e çmuar, brezi i argjendët, më shumë stoli sesa vegël funksionale, shërbeu për ta theksuar dhe simbolizuar fuqinë ekonomike të disa familjeve dhe shkallën e shquar shoqërore të tyre: këto elemente do të shquhen me tipin e posaçëm të fustanit: jo më xhillonë, por ncilonë, e cila me lehtesine e saj  i përshtatet më së miri brezit te ri.

Del e qartë se si frymat e ndryshimeve politike, të cilat u shënuan në Utreht dhe Rastat (1713-14), dhe vijat e reja të lëvizshmërisë shoqërore bërë të mundshme së pari nga Austria e më pas nga Burbonët në klimën e iluminizmit reformist, të kenë arritur edhe te “Kombi arbëresh” në Itali, jo vetëm në fushën e kulturës së përgjithshme e specifike dhe të njohjes civile dhe kanonike të traditës së tyre fetare lindore, por, veçse në tregti dhe në shërbimet ndaj Kurorës, edhe në projektimin e ëndrrave dhe të aspiratave. Në mesin e shekullit XVIII, femra bashkëshorte dhe nënë, dhe veshja e saj, janë pra në qendrën e projektimeve ëndërrimtare të të posalindurës borgjezi arbëreshe.

Borgjezi kjo, që arrin të rimarrë lidhje më të afërta me popullin shqiptar matanë detit dhe sidomos me traditën e lashtë të brezit.

Nga pikëpamja simbolike, vlerës së lartë apotropaike universale të ngjeshjes, brezi i shton simbolikën hebraiko-kristiane të lidhur me martesën, e cila, edhe në ritualin hebraik, si edhe në atë bizantin-arbëresh, është konceptuar si “kurorëzim”:

Nxitoni o bija të Sionit

Dhe soditnii mbretin

Me kurorën me të cilen e ka kurorëzuar nëna

Për ditën e martesës së tij

Dhe për ditën e gëzimit të zemrës së tij.

(Kk. 3, 11)

Dhe pikërisht një kurorë, edhe ajo objekt “i përmbaruar” – si unaza, byzylyku, vathët dhe ashtu si vet brezi – përplot me vlera që aludojnë në lidhje, fitore, dhe besnikëri, e gjejmë mbi pllakën qendrore të çdo brezi, dhe spesh, e begatuar me stolisje me “ramazh”, edhe te gjithë pllakat  e tjera. Ashtu si në gjetjen n. 554, me prejardhje nga Hora e Arbëreshëvet, e cila ka arritur në Muzeun Etnografik “Pitre” në vitin 1935, kur u bë ndarja tematike të Muzeut Kombëtar të Palermos, sot  Muzeu  Arkeologjik Rajonal “Salinas”.

Kjo gjetje del me vetëm 8 pllaka të mbetura. Shqyti i saj, në një repertuar të përbërë nga stilema të shekujve XVIII-XIX, e paraqet një absidë me shën Gjergjin në kalë duke e vrarë kuçedrën. Nga basorelievi (khs. Crispi 1853, f. 15), si më i afërt stilemave bizantine burimore, punë kjo e vërtetuar edhe nga ekzemplarët e mëparshëm,  kemi arritur këtu te derdhja dhe te dekorimi i rrumbullakët: elemente që, së bashku me praninë e absidës, e zbulojnë epokën e vonshme, por jo shumë, të gjetjes.

Rëndësia e jashtëzakonshme e këtij ekzemplari, për ta dokumentuar kalimin nga brezi “me kurorë të hapur” drejt atij me “kurorë të mbyllur”, del nga pranëvënia e kurorës mbretërore (të mbyllur) e cila këtu gjithsesi na duket e pikur, e salduar, në kohët e mëpastajme, përmbi kurorën e hapur të mëparshme (khs. Chiaramonte 2004, f. 380 e tutje)

Ikonografia e shën Gjergjit, ndonëse ka të bëjë vetëm me titullarin e shenjtë të një gjitonie të Horës së Arbëreshëvet, siç janë, për lagje të tjera, Shën Mëria: e Dhitrjes (Prijse), e Lajmeruar, e Papërlyer, ose shenjtërit: Mitri, Vitoja dhe Nikolla (ky i fundit për bashkësitë e Palermos, të Palaco Adrianos, Kontesa Entelinës dhe Mexojusos) dhe Kristina (për Santa Kristina Xhelën), është bërë një topos në imagjinatën kolektive për shkak të plotesise së fuqisë çudibërëse që del nga ikona e kalorësit të shenjtë kundruall të ligut. Kështu për arbëreshët shën Gjergji në kalë, duke e përjetësuar traditën e “kalorësit trakas”, i pranishëm me funksion eskatologjik në trojet arkeologjike ilire (khs. Dobruna, 2004, f. 70), ngatërrohet me Gjergjin tjetër kombëtar: heroin Kastriotin Skënderbeun, lemerinë e pamposhtur të turqve pushtues, të vështruar si e keqe absolute.

Mbi skenën e devotshme të mburojës, midis dy amureve me flatra, në funksionin heraldik të “mbajtësve”, është, gati se pezull, një kurorë, aluzion ky në mënyrë të drejtpërdrejtë me kurorat martesore të cilat do të vihen dhe do të këmbehen mbi kokat e nuses dhe të dhëndrit gjatë liturgjisë së martesës.

Kurora, pasardhëse e simboleve stërgjyshore të pranuara nga Kristianizmi, i cili mu në simbolet mirëfilli ngulit realitetin metafizik, «e vënë mbi kokë, i jep asaj domethënie të lartë, duke e bërë pjesëmarrëse të vlerave që jane mbi vetë kokën: një dhuratë të ardhur nga lart dhe që e shënon veçorinë trashendente të një realizimi» (Chevalier-Gheerbrant 2002, f. 223).

Në realizimin e martesës, nga ngjyrimi i fuqishëm shpirtëror, siç ka qenë në shoqërinë arbëreshe,  marrin pjesë kështu, toka dhe qielli, elementi njerëzor dhe elementi hyjnor.

Vetë liturgjia e Kishës Arbëreshe, duke ia marrë këngës së προκείμενα-ve, versetet e huazuara nga tradita hebraike (khs.’Απόστoλoς 1881. f. 330), shpie te leximi i perikopesë së letrës së Palit drejtuar Efesianëve (Ef.5, 20-31), e cila përqendrohet te lidhja mistike martesore ndërmjet Krishtit dhe Kishës, ashtu si dikur, në Besëlidjen e Vjetër, ndërmjet Zotit dhe Jerusalemit (khs. Ez. 16, 8-9):

U vëre mbi krye një kurorë me gurë te shtrenjtë

Të lipën jetën e ia dhurove

(Ps. 20/21, 4-5).

Shëmbëlltyra në brez thekson një lidhje të fuqishme ndërmjet njeriut që e vesh dhe subjektit të përfytyruar. Prandaj dhëndri arbëresh, në të porositur brezin e çmueshëm, do ta kërkojë përfytyrimin e pajtorit të gjitonisë së tij: një mënyrë për ta lidhur për vete nusen dhe për ta mbajtur midis anëtarëve të farefisit nëpërmjet lidhjes se hyjnushme  të paraqitur në ikonën e shqytit. Brezi, prandaj, përmbush një vlerë tjetër simbolike: të besnikërisë ndaj dhëndrit, nga i cili nusja është  e  r r e t h u a r  dhe  e  ç r r e t h u a r: «nusja e re bartte një brez të cilin dhëndri ia zgjidhte në shtrat» (nga pllakzat balte të Festos).

Brezi, pra, në të rrethuar, dhe shqyti, në të mbrojtur, qendrën e jetës, sigurojnë plleshmërinë, sipas rendit të së cilës nusja do të jetë  s h t a t z ë n ë. Edhe filologjikisht fjala “brez” flet për gjini brez pas brezi.

Ndër simbolet kah të shpie brezi, ai që ka të bëjë me martesën dhe me besnikërinë lidhet gjithnjë me kurorën për të cilën përdoret e njëjta folje:  n g j e s h.

Brezi arbëresh: tërësi rripi shqyti dhe kurore, sombolizon pronësinë e plotë mbretërore mbi vetëveten, e cila jepet vetëm me një veprim të vullnetit vetjak.

Pikërisht ashtu si teologjia e Kishës Lindore dhe Arbëreshe e kupton martesën: kurorëzimi i dashurisë (khs. Evdokimov, 1985).

Shënim i Autorit: argumenti është trajtuar dhe botuar për disa tubime shkencore, edhe ne shqip edhe italisht. Gjate kohës teksti ka pësuar ndreqje, shtesa, heqje, plotësime dhe përmirësime Sot, 18 korrik 2020, po e japim definitivisht te pershtatur. Falenderoj personelin e bashkëpuntorët e mi te Bibliotekës dhe Muzeut Giuseppe Pitré te Palermos, si edhe Prof. Merima Krijezi e Universitetit te Beogradit për bibliografinë nga Muzeu Etnografik i Beogradit.

Brezi / Referenca bibliografike

-ACCASCINA, Maria. Oreficeria di Sicilia. Palermo: Flaccovio, 1974.

-’ΑΠΟΣΤΟΛΟΣ…. Roma, 1881.

-L’ARTE  ALBANESE  NEI  SECOLI. Roma: De Luca, 1985.

-BIBLA: shkrimi shenjt: Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re. Përktheu … Dom Simon Filipaj. Ferizaj: Drita, 1994.

-CHEVALIER, J.- GHEERBRANT, A.  Dizionario  dei  simboli,  5. ed. italiana,   a  cura di Italo Sordi. Milano: BUR, 2002, 2 v.

-CHIARAMONTE, Zef  G. Dalle collezioni del Museo Pitré: il“cintiglio” delle albanesi di Sicilia. Në: < il Pitré: quaderni  del  Museo Etnografico Siciliano>,  anno 1,  n.1. Palermo: Mirror, 2000,  p.15-18.

-CHIARAMONTE, Zef G. Brezi i zonjave arbëreshe të Sicilisë : origјina, evoluimi,                   domethëniet. Në: 50 Vjet studime albanologjike: Simpozium shkencor mbajtur më 18-19 dhjetor 2003.  Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2004, p. 379-384.

-CHIARAMONTE  TRERÉ,  Cristina. “ Symboli “ nella  necropoli orientalizzante ed     arcaica di Campovalano ( TE ): ornamenti rituali e  propiziatori nei corredi femminili. Në:  I Piceni e  l’Italia medio-adriatica . Atti del 22. Convegno di Studi Etruschi e Italici     (Ascoli Piceno-Ancona, 9-13 Aprile 2000 ). Pisa-Roma, 2003,  p. 471-490.

-COCCHIARA, Giuseppe. La vita e l’arte del popolo siciliano nel Museo Pitré. Palermo: Ciuni,1938.

-COCCHIARA, Giuseppe.  Il folklore siciliano. Palermo: Flaccovio, 1957

-CRISPI, Giuseppe. Memoria di talune costumanze appartenenti alle colonie greco-   albanesi di Sicilia. Palermo: tip. Morvillo,1853.

-DELIVORRIAS, Angelos. Greek traditional  jeërly. Athenes: Benaki Museum, 1980.

-DI  MICELI, Francesca. L’abito tradizionale siculo-albanese nella cultura europea.  Separat nga: Il contributo degli Albanesi d’Italia allo sviluppo della cultura e della civiltà albanese . Atti del 13. Congresso Internazionale di Studi Albanesi di Palermo   (Palermo, 26-28 novembre 1987). Palermo: Istituto di Lingua e Letteratura Albanese, 1989,  p.235-267.

-DI  NATALE, Maria Concetta (a cura di). Ori e argenti di Sicilia dal Quattrocento al Settecento. Milano: Electa, 1989.

-DOBRUNA SALIHU, Exhlale. Burimet eskatologjike në Dardani. Në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 23/2. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, 2004, p.65-79.

-ELMO, I-KRUTA, E. Ori e costumi degli Albanesi. Castrovillari: Il Coscile, 1966. 3 v.

-EVDOKIMOV, Paul.  Sacramento dell’amore. Sotto il Monte (BG): Centro di Studi Ecumenici  Giovanni XXIII,1969; botim tjetër Brescia: Morcelliana,1985.

-HATZIMICHALI, Angelikí. The greek folk costume: costume ëith the sigouni,         Athenes: Benaki  Museum, Melissa, 1979.

-HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR. Tiranë: Toena, 2002. V.1.

-LANZA DI SCALEA, Pietro. Donne e gioielli in Sicilia nel Medioevo e nel Rinascimento.  Palermo-Torino, 1892.

-MASSARI, Stefania. Il Museo Nazionale delle Arti e Tradizioni Popolari: guida.  Roma:   Ministero per i Beni e le Attività Culturali, 2000.

-PARRINO, Paolo Maria (1710-1765). De perpetua Albanensis Ecclesiae consensione cum Romana… (ms. 3 v.).  Palermo, post 1756.

-PATERA, Benedetto. Oro e argento  nel lavoro  degli  “spatari”  e  dei  “cintari”  nel  XV secolo a Palermo. In: Ori e argenti di Sicilia …, a cura di M. C. Di Natale. Milano: Electa, 1989, p.362-363.

-PITRÉ, Giuseppe.  Esposizione  Nazionale  di  Palermo  1891-92:  catalogo  della    Mostra   ordinata da Giuseppe Pitré.  Palermo: Virzì, 1892.

-PITRÉ, Giuseppe.  La famiglia, la casa, la vita del popolo siciliano. Palermo: Virzì, 1913.

-SALINAS, Antonio. Descrizione della Sicilia: Palermo. Palermo: [s.n.], [s.a.] [por midis viteve 1900 e 1914].

-VLLADIQ-KRSTIQ, Bratislava. Seoski nakit u Bosni i Hercegovini u XIX i prvoj polovini XX veka, knjiga 2, Beograd, 1995 / Stoli fshatare në Bosnjë e Hercegovinë në shekullin XIX dhe pjesën e parë të shekullit XX, libri 2, Beograd, 1995, faqe 512, fig. 12.

-‛ΩΡΟΛΟΓΙΟΝ… 2. ed. Roma, 1937.

————————————————————

1Rregullorja e këtij esnafi, e krahasuar me Kodikun e argjendarëve të Elbasanit  (1622), zbulon gjithë afërsitë të mundshme përreth një deti të mesëm  i cili nuk ka ndarë por afruar sa kanë banuar gjatë brigjve të tij.

2 A punon vija ilire edhe te pajisjet funerale të gjetura në një trevë arkeologike të Baktrianës? Ç’është e vërteta në Muzeun e Kabulit ruhen, pas një humbjeje momentale dhe një rigjetjeje në bodrumet e Bankës Qendrore Afgane, një sasi punimesh nga ari, me prejardhje nga gërmime arkeologjike të asaj treve, ku, ndër të tjerat, vrehet prania e disa brezeve. Epoka e tyre ajo e Lekës së Madhë!

Të dhënat i kemi, pas mbajtjes së Seminarit, nga RAI-TV-kanali i 3-të, programi “Ulisse” i orës 21.00 më 7 tetor 2007.