Finlandë / Mësuesit marrin tekstet mësimore dërguar falas nga QBD

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Mësuesit e gjuhës shqipe në Finlandë kanë tashmë në duar tekstet mësimore të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Janë rreth 780 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare  të cilat do të përdoren nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Finlandë.

Librat, të dërguar nga QBD-ja, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe të mbërritur përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, iu dorëzuan mësuesit të gjuhës e kulturës shqiptare

në Finlandë, Harun Osmani.

Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.