Industria e agropërpunimit është një nga shtyllat e rëndësishme ku duhet mbështetur rritja e sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural. Në këtë kohë pandemie edhe kjo industri ka hasur vështirësi.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi deklaroi se me fondet e Skemës Kombëtare dhe Programit IPARD janë ndihmuar shumë sipërmarrje të agropërpunimit në mbarë vendin.
Në këtë kuadër, Çuçi vizitoi një nga këto sipërmarrje që ushtron aktivitetin e saj në Lezhë.
Kjo fabrikë e përpunimit të fruta-perimeve ka përfituar nga AZHBR investimin në një linjë të përpunimit të ullirit.
Produktet që përpunohen tek kjo kompani, tha Çuçi, eksportohen në vendet e rajonit, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e deri në Ukrainë.
“Kjo kompani është rritur dhe ka sot këtë sukses falë pasionit dhe punës së Tomës”, u shpreh ministri.
Burimi origjinal, këtu:
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.