BE: Asnjë vend nuk mund ta përballojë vetëm këtë tronditje ekonomiko-financiare

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Në një intervistë për “EURONEWS”, komisioneri i ekonomisë në Bashkimin Europian, Paolo Gentiloni u shpreh se “Emetimi i bonove të thesarit në tregjet financiare duhet të përballet me urgjencën e momentit që COVID-19 po shkakton”. Si vendet e forta dhe ato më të dobëta ekonomikisht nuk mund ta përballojnë të vetëm këtë tronditje ekonomiko-sociale.

“Me siguri do të kemi një ndërhyrje më të fortë publike në një nivel kombëtar, roli i shtetit do të jetë më i fortë se më parë dhe duhet të luftojmë për një sistem më të fortë të kujdesit shëndetësor, një angazhim më të fortë për shtetin e mirëqenies, por gjithashtu duhet të dimë që roli më i fortë i shtetit mund të nënkuptojë edhe më shumë tërheqje për modelet autoritare që vijnë nga jashtë dhe brenda unionit tonë dhe ky mund të jetë një rrezik i vërtetë për botën tonë pas pandemisë” u shpreh Paolo Gentiloni.

Sipas tij Banka Qëndrore Europiane dhe globalisht të gjitha bankat qendrore reaguan në një mënyrë shumë të fortë dhe vlerësimi i pandemisë, një program i jashtëzakonshëm nga Banka Qëndrore Europiane ishte shumë i rëndësishëm në stabilizimin e tregjeve dhe për të shmangur copëzimin, veçanërisht në zonën e euros.

Burimi origjinal, këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.