Një tjetër spital karantinë brenda 20 ditëve, mbërrijnë elementët mbrojtëse

E hënë, 30 Qershor, 2025

Brenda 20 ditëve do të fillojë puna për ngritjen e strukture të re, një spitali karantinë për rastet jo të rënda.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se sot është bërë një investigim në vendin ku mendohet të ndërtohet ky objekt, i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilim spitalor dhe aparaturat bazë për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjëndje të rëndë.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se synohet që brenda 20 ditësh te fillojë përshtatja e strukturës së indetefikuar, në spitalin e ri, teksa shtoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendine skenarëve të projektuar.

Manastirliu, gjatë mbledhjes online të qeverisë, tha se ka mbërritur një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet.

“Dihet se sot transportimi është një problem në të gjitha vendet, pasi kufizimi i eksporteve ka krijuar një problem të tillë. Ja dimë për nder shtetit turk që ka krijuar një korridor të shpejtë për transportimin e mjeteve mbrojtëse për mjekët dhe infiermierët. Kemi mundësuar rritjen e stokut, dhe rrit sigurinë për stafet mjekësore që për në është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Mjetet mbrojtëse personale për stafet mjekësore janë blerë nga qeveria shqiptare, ndërkohë që qeveria turke ka lehtësuar transportin për në vendin tonë.

Gjatë videokonferencës së ministrave, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastitliu ka deklaruar se është rritur numri i testeve për COVID-19.

“Numri i testeve nuk është sipas dëshirës. Numri i testeve realizohet sipas rekomandimeve të OBSH dhe Kontrollit Teknik të ekspertëve. Ne testojmë me fokus ndëprerjen e zinxhirit të COVID-19. Është e nevojshme të theksoj se kemi aq testime sa nevoja ka pasur. Epidemologët po bëjnë një punë shumë të mirë në terren për indetefikimin e vatrave në të gjithë vendin. Ndërsa testimi masiv nuk përjashton riskun mbi popullatën” tha Manastirliu.

Burimi origjinal, këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.