Mjeku Merkoçi: Shumë i rëndësishëm testimi për të zbuluar të infektuarit, në Spanjë testime masive

E martë, 1 Korrik, 2025

Arben Merkoçi mbaroi studimet në degën Kimi Industriale, në 1986 dhe fitoi titullin ”Doktor i shkencave” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës.

Më pas, kreu studime postdoktorate në Hungari, Greqi, Itali, Spanjë dhe SHBA, duke kryer kërkime shkencore në fushën e biosensorëve dhe nanoteknologjisë .

Në vitin 2008 mori titullin “Profesor” ICREA në Spanjë dhe u zgjodh Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Aktualisht, prof. Merkoçi është drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve. Prof. Merkoçi ka botuar mbi 200 artikuj në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka udhëhequr (ose në proces) mbi 30 teza doktorature.

Ka drejtuar e koordinuar dhjetëra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shërbyer si anëtar i bordeve të vlerësimit të projekteve të Komunitetit Europian dhe agjencive të tjera ndërkombëtare.

Së fundmi Arben Merkoçi tha se në një situatë të tillë me Covid-19, është i rëndësishëm testimi.

Ai tha se duhen marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit, pasi pa diagnostifikim nuk ka as trajtim të të sëmurëve.

Merkoçi shtoi se në Spanjë janë bërë testime masive për të zbuluar personat e infektuar.

Në një situatë të tillë është shumë i rëndësishëm testimi, për të gjetur se kush janë të infektuarit. Duhen marrë masa mbrojtëse për të ndaluar përhapjen e infektimit. Pa diagnostifikim nuk mund të ketë edhe trajtim të të sëmurëve. Këtu në Spanjë ka edhe testime masive duke testuar anti-trupave për të parë nëse ka persona të infektuar.”  

Burimi origjinal, këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.