Janë të shumtë mjekët shqiptaro-amerikan të cilët janë në frontin e parë të betejës me COVID-19. Irida Molla është një prej dhjetra mjekëve shqiptarë që po japin kontributin e tyre në vendin ju jetojnë në SHBA. Në një intevistë për Ora News ajo ka folur për situatën aktuale në SHBA.
G: Ju jeni mjeke infeksioniste në Connecticut. Pak detaje për profesionin tuaj dhe më pas futemi specifikisht në luftën,në betejën e COVID-19.
I.M: Jam infeksioniste në spitalin Midden Town, Connecticut. Jam përfshirë duke u marrë me të sëmurët nga COVID-19 që janë shtruar në spital.
G: Doktoreshë,si fillim askush nuk e mori seriozisht COVID-19, madje shpesh është quajtur dhe një grip i zakonshëm. Përse është kaq i rrezikshëm COVID-19?
I.M: Statistikat flasin vetë për prekshmëritë kryesisht. Nëqoftëse i referohemi statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, qoftë edhe te qendra e sëmundjeve këtu në Amerikë SDS, shifrat flasin për më shumë se 87 mijë njerëz të prekur në 20 vende të botës, me një fatkeqësi prej 40 mijë persona. Jemi përpara një pandemie, rrezikshmëria e këtij virusi ka të bëjë me faktin e përhapjes së tij. Zyrtarisht një i infektuar mund të infektojë 1-2 persona të tjerë. Nga të dhënat që kemi tani që kanë një prekshmëri më shumë se numri i zakonshëm, por është për tu vërtetuar.
G: Padiskutim ju e theksuat që është i rrezikshëm, ne po e shohim edhe nga shifrat e të prekurve dhe ato mortore. Por a është kaq i rrezikshëm sa të izolohet e gjithë bota doktoreshë?
I.M: Po. Aktualisht në Amerikë vetëm në 24 orët e fundit kemi patur numrin më të madh të raportuar në një ditë, 24 mijë raste të reja dhe mbi 900 vdekje vetëm brenda 24 orëve. Konkretisht në spitalin ku unë punoj kapacitetet tona janë pothuajse në maksimum. Reanimacioni, çdo dhomë, çdo shtrat është me pacient të prekur nga COVID-19. Në mënyrë emergjente kemi hapur dy pavione të tjera për ti patur në gadishmëri për pacientët që vijnë. Është një numër shumë i madh, do të thotë përhapja është shumë e shpejtë. Mendoj që masat për distancim social dhe për vetë izolim janë shumë të rëndësishme. Deri tani në spitalin tonë stafi, paisjet janë të mjaftueshme, por të them të drejtën nuk e dimë se si do jetë për javët në vazhdim nëse vazhdon kështu.
G: Vazhdimisht thuhet që virusi përhapet nga kontaktet e afërta, sipërfaqet e kontaminuara e shumë detaje të tjera. Megjithatë së fundmi thuhet se ky virus mund të qëndrojë dhe në ajër çka e bën edhe më alarmante situatën për mjekët, por edhe për të gjithë pacientët e infektuar. A ndiheni ju e sigurt?
I.M: Është e vërtë. Bëhet fjalë për një virus që po studiohet 3 muajt e fundit. Dhe ka shumë gjëra që janë në studim të paditura. Dihet që transmetohet nëpërmjet spërklave, teshtimës, kollës kur je në kontakt të afërt. Këto spërkla qëndrojnë shumë pak në ajër dhe bien mbi sipërfaqe.
Burimi origjinal, këtu :