Një shqiptar është ylli i ri i lindur në kampionatin “Kansas Open”, në sportin Brazilian Jiu Jitsu.
Bëhet fjalë për djalin me origjinë nga Saranda, Enea Lapa, i cili po i ngjit shkallët shpejt drejt majave të këtij sporti. Ai është shpallur fitues absolut në Kansas Open, teksa në kompeticionin “Miami Open”, ku gjithashtu ka marrë pjesë, është renditur i treti.
29 vjeçari emigroi në SHBA në vitin 2016 kohë gjatë së cilës nisi edhe stërvitjen.
“Gjatë kësaj periudhe, kam pasur disa humbje, disa renditje në vendin e tretë dhe rezultati me i fundit ishte vend i parë në të gjitha peshat në “Kansas Open”. Këto rezultate si humbjet dhe vendet e treta nuk më shqetësojnë për arsye se pretendoj të jem pjesë e kampionateve për kohë të gjatë dhe ëndrra ime është që një ditë të bëhem Kampion Bote”, thotë Enea.
Enea Lapa ka lindur në Sarandë dhe një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Greqi, pasi familja e tij vendosi të kthehej në vendlindje ai përfundoi shkollën e mesme në Sarandë. E më pas u vendos në SHBA ku po synon titullin kampion.
Burimi Origjinal këtu: