Gratë e njohura shqiptare bashkë për një mesazh mjekëve

E hënë, 30 Qershor, 2025

Një mesazh nga gra intelektuale shqiptare të njohura brenda e jashtë kufijve në këtë kohë të vështirë jo vetëm për Shqipërinë në përballje me koronavirusin. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë bashkë gra shkrimtare, studiuese, botuese, profesore në një mesazh drejtuar mjekëve.

“Të dashur e të nderuar mjekë, infermierë e punonjës të sistemit tonë shëndetësor,
Ju shprehim respekt e mirënjohjeje të thellë!
Jemi krenarë për ju, që punoni sot në këtë front të vështirë, në vijë të parë të luftës kundër koronavirusit”!

Janë ditë të vështira, me shumë të panjohura e në garë me kohën, por ju, me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, keni vënë gjithë energjitë dhe shpirtin tuaj të madh për të shpëtuar vendin nga ky rrezik. Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetë-sakrifikim për tjetrin dhe komunitetin.

Shpesh, përpara se të na binte kjo fatkeqësi secili prej nesh, i kënaqej jetës sonë të vogël, duke ndjerë ndërkohë, se në emër të lirisë së individit, po humbiste solidariteti për njeri-tjetrin, po humbiste altruizmi, po humbiste përfshirja në shqetësimet e komunitetit, por, me gjithë këtë që po ndodh prej ditësh, ju po na provoni të kundërtën.

Ju na dëshmuat se jo të gjitha ato që kemi thënë janë të vërteta. Jeni profesiontë të shkëlqyer dhe po kështu solidarë dhe altruistë. Një tjetër krenari që ndjejmë në këto ditë të vështira, është pikërisht ky profesionalizëm i lartë mes jush, që e vini në shërbim të shoqërisë, si e keni vënë gjithmonë, në heshtje, me devotshmëri, pa bujë.

Gjatë kësaj periudhe të pazakontë përveç të tjerave, ju keni qënë në çdo familje shqiptare, ju jeni modeli i duhur i njeriut dhe qytetarit për fëmijët tanë përtej çdo leksioni e ore mësimore; ju krijuat modele sjelljeje pozitive, që lidhen me vlerat humane, siç është forcimi i solidaritetit, por edhe respekti për mendimin shkencor e punën profesionale; dhe ne si shoqëri kemi shumë nevojë për këto.

Ju po na tregoni çdo ditë e çdo natë se Shqipëria nuk i ka humbur shpresat, se nuk i ka humbuar bijat dhe bijtë e saj. Në shenjë mirënjohjeje dhe përulësie!

-Mynever Shuteriqi

-Fatmira Aliaj

-Floresha Dado

-Helena Kadare

– Flutura Acka

– Diana Çuli

-Lili Sula

-Vera Bekteshi

-Pranvera Bogdani

-Arlinda Dudaj

-Mimoza Ahmeti

-Natasha Lako

-Monika Stafa

-Diana Kastrati

-Mira Meksi

-Meri Lalaj

-Aida Bardhyli

-Mimoza Kore

-Rita Petro”

Burimi origjinal, këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.