Gjermani / Mjeku shqiptar Fahri Beqa flet për të prekurit nga COVID-19

E martë, 1 Korrik, 2025

Mjeku shqiptar në Berlin, Fahri Beqa, duke iu referuar rasteve të të prekurve me koronavirus në Gjermani, tregon se një pjesë e tyre e kaluan këtë virus pa mjekim spitalor.

“Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i sëmundjes ka qenë i lehtë”, ka thënë Beqa.

Bazuar në të dhënat statistikore, kardiologu shqiptar theksoi se ky virus mund të prek 70 përqind të popullsisë gjermane.

“Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë)”, shkruan ai.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ai bëri të ditur se deri dje në Gjermani ishin diagnostikuar 4 mijë e 150 raste me koronavirus. Prej tyre kanë vdekur 8 persona të moshuar ndërsa 46 pacient janë shëruar.

Beqa, i cili prej 12 vitesh shërben në sistemin shëndetësor gjerman, jep disa këshilla shëndetësore si dhe u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, pasi në 99 përqind të rasteve njerëzit arrijnë t’i mbijetojnë këtij virusi.

Burimi origjinal këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.