Gazeta austriake shkruan për aksion solidar të vëllezërve shqiptarë

E shtunë, 27 Prill, 2024

Situata e vështirë e krijuar nga koronavirusi ka bërë që njerëzit të kalojnë ditët e tyre të izoluar, por kjo situatë nuk ka ndaluar tre vëllezërit shqiptarë të marrin një aksion solidar për t’i ardhur në ndihmë punonjësve në qytetin Neutal të Austrisë.

Avdi, Besi dhe Burim Elezaj janë tre vëllezërit shqiptarë, pronar të një restoranti, të cilët janë angazhuar për t’u shpërndarë ushqime falas punonjësve që po u shërbejnë qytetarëve, në kushtet e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Për këtë nismë ka shkruar dhe gazeta austriake “BVZ”, e cila ka vlerësuar kontributin e tyre në komunitet.

“Gjatë kësaj periudhe të vështirë, restoranti Da Buki nga Neutal shpërndau rreth 200 vakte për heronjtë e jetës së përditshme.”, shkruan gazeta austriake.

Tre vëllezërit kanë bërë të ditur se kjo iniciativë e tyre do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

“Ne do të mundohemi që edhe gjatë ditëve të ardhshme të marrim iniciativë të tillë që të japim sado pak kontributin tonë në këtë krizë shëndetësore për të gjithë”, shprehet Burim Elezaj.

Ushqimet i janë shpërndarë punonjësve të policisë, “Kryqit të kuq” dhe disa marketeve në Neutal.

Burimi origjinal këtu.