Kultura shqiptare në Athinë, “Iraklia 2026” i dedikon një mbrëmje Shqipërisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Këngë, valle, veshje tradicionale dhe gatime shqiptare u prezantuan në Athinë në festivalin multikulturor “Iraklia 2026”, i cili këtë vit shënon 30-vjetorin e tij.

Mbrëmja dedikuar Shqipërisë u organizua nga Bashkia e Iraklios, Atikë, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi. Aktiviteti zhvillohet për të dytin vit radhazi në bashkëpunim me komunitetin shqiptar dhe ambasadën.

E pranishme në aktivitet Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Iraklios dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të kulturës dhe traditave shqiptare. Në fjalën e saj, ajo u ndal edhe te kontributi i komunitetit shqiptar në jetën shoqërore dhe kulturore të Greqisë.

Programi artistik përfshiu skenë këngë dhe valle popullore nga treva të ndryshme shqiptare, ndërsa veshjet tradicionale dhe gastronomia plotësuan pjesën kulturore të mbrëmjes.

Në aktivitet morën pjesë shoqata dhe grupe të komunitetit shqiptar në Greqi, mes tyre “Tirona”, OJQ “Jeta”, “Bashkë për Ju”, “Vëllazërimi”, grupi i valleve “Na bashkoi vallja popullore”, shoqata fierake “Myzeqeja” dhe “Bashkimi Delvinjot”.

Foto kortezi nga Fred Prendushi Pali dhe Sokol Bara

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.