Nga Haga, një kambanë alarmi për shqiptarët

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nuk na e ka fajin Europa në këtë rast.
Vendimin në Hagë te Gjykatës së Posaçme të Kosovës, sot për 4 drejtuesit e UÇKse shumë të revoltuar ja vënë fajin Europës !!!
Para se t’ia kërkojmë fajin të tjerëve, duhet të shohim çfarë nuk kemi bërë ne vetë.
Ndërkohë që dy kokat e shqiponjës sonë janë copëzuar në shumë “koka” që luftojnë se kush do të jetë lider, Serbia prej vitesh punon sistematikisht për interesat e veta: diplomaci, lobim, aleanca, ndikim dhe një narrativë të organizuar ndërkombëtare.
Ne, përkundrazi, harxhojmë një pjesë të madhe të energjisë sonë duke luftuar njëri-tjetrin , përfshirë këtu dhe në Diasporë.
Ku është strategjia jonë kombëtare afatgjatë?
Kur i kemi parë drejtuesit politikë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, bashkë me diplomatë, akademikë, profesionistë, sipërmarrës dhe diasporën, të ulen seriozisht në një tryezë për të ndërtuar një strategji 20–30-vjeçare për interesat shqiptare?
Po i kemi pare në samite show që me shumë flasin e dëgjojnë veten dhe lëvdatat servile ndaj tyre.
Jo për një parti. Jo për një mandat. Jo për një lider. Për kombin të mblidhen.
Këmbanat e alarmit kanë kohë që bien. Mjafton të shohim ngërçet politike në Kosovë, skandalet dhe akuzat për korrupsion në Shqipëri, përçarjet mes faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, apatine ndaj reagimit të situates së crregjistrimit të shqiptarëve në Preshevë dhe mungesën e koordinimit të qëndrueshëm diplomatik.
Kemi dy shtete me shumicë shqiptare, një diasporë të fuqishme në Evropë dhe SHBA dhe mijëra profesionistë të suksesshëm në botë, por ende nuk kemi ndërtuar fuqinë institucionale dhe rrjetin e koordinuar që ky potencial mund të krijonte.
Prandaj, para se të themi “na e bëri Europa”, duhet të bëjmë një pyetje shumë më të vështirë:
Çfarë kemi bërë ne, së bashku, që interesat tona të mbrohen atje ku merren vendimet?
Ne shqiptarët dimë të bashkohemi kur armiku është i dukshëm dhe rreziku troket në derë. Sfida jonë historike mbetet të mësojmë të bashkohemi para se të vijë rreziku, përmes institucioneve, dijes, diplomacisë dhe një strategjie që mbijeton përtej qeverive dhe liderëve.
Sepse historia e hidhur e kombit tonë na ka treguar e po tregon që kundërshtari më i vështirë nuk është jashtë nesh.
Është paaftësia jonë për ta kthyer potencialin kombëtar në fuqi të organizuar.
Ne të gjithë bashkë nuk ditëm të ngremë një mbrojtje të mire në këtë gjyq…

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.