Nga Soni Memoci
Në qytetin e bukur universitar Leuven në Belgjikë do të prezantohet shfaqja teatrore
“Pesë Stinët”, një prodhim i njohur i Qendra Multimedia nga Kosova. Shfaqja do të mbahet më 12 qershor 2026 në ora 19:30, duke sjellë për publikun një histori të fuqishme që ndërthur artin, kujtesën dhe reflektimin mbi zhvillimin urban.
Vepra bazohet në një ngjarje reale që ndodhi rreth 25 vite më parë në Prishtinë. Arkitekti dhe urbanisti Rexhep Luci, i cili ishte i angazhuar për planifikimin dhe zhvillimin e rregullt të qytetit, u përball me kërcënime të vazhdueshme nga grupe kriminale dhe më pas u vra nga persona të panjohur në hyrje të apartamentit të tij.
Në periudhën e pasluftës, kur Kosova ishte nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, Luci u përpoq pothuajse i vetëm të vendoste rregull dhe vizion urban në një kohë të mbushur me kaos dhe pasiguri. Përpjekja e tij për një qytet më të rregullt dhe më të jetueshëm mbeti një simbol i përballjes mes interesit publik dhe presioneve të krimit dhe kaosit urban.
Shfaqja “Pesë Stinët” trajton gjithashtu problemin e ndërtimit ilegal në Prishtinë dhe në Kosovë, një fenomen që për më shumë se dy dekada ka ndikuar ndjeshëm në transformimin e qyteteve dhe në degradimin e hapësirave publike. Përmes teatrit, vepra fton publikun të reflektojë mbi marrëdhënien e shoqërisë me qytetin dhe mbi përgjegjësinë kolektive për mënyrën se si ndërtohen dhe zhvillohen hapësirat urbane.
Teksti i shfaqjes është shkruar nga dramaturgu Jeton Neziraj, ndërsa regjia mban firmën e Blerta Neziraj. Në skenë interpretojnë aktorët Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Afrim Muçaj dhe Kushtrim Qerimi.
Shfaqja interpretohet në gjuhën shqipe, me titrat në anglisht dhe holandisht, dhe është pjesë e programit Warm Alarm si dhe e festivalit Shakespeare is Dead.
Kështu, diaspora shqiptare dhe publiku belg do të kenë edhe një herë mundësinë të jenë në kontakt me një pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare, të sjellë në skenë përmes artit bashkëkohor dhe reflektimit teatror.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.