“Kurora e Lirisë” në Bern, homazh për Familjen Jashari

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari do të organizohet manifestimi përkujtimor “Kurora e Lirisë”, një aktivitet solemn dhe artistik që pritet të bashkojë komunitetin shqiptar në Zvicër.

Ngjarja do të mbahet më 14 mars 2026, nga ora 15:00 deri në 18:30, në Kursaal Arena, Kursaal Bern (Kornhausstrasse 3, 3013 Bern), ndërsa hyrja për publikun do të jetë falas.

Programi i manifestimit përfshin fjalë solemne mbi kujtesën historike nga Prof. Dr. Agim Vinca, pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë institucionalë shqiptarë dhe zviceranë, si dhe praninë e pjesëtarëve të Familjes Jashari. Po ashtu, një fjalë përshëndetëse do të mbahet nga përfaqësuesi i Këshillit të Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër.

Në kuadër të aktivitetit do të organizohet edhe një spektakël i larmishëm artistik me pjesëmarrjen e artistëve të mërgatës shqiptare në Zvicër. Mysafir nderi do të jetë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, i cili do të sjellë në skenë një program të veçantë artistik.

Gjithashtu, do të hapet ekspozita fotografike “Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare” nga Sefer Aliçkaj, që pasqyron momente dhe kujtime të lidhura me historinë dhe sakrificën e Familjes Jashari.

Manifestimi “Kurora e Lirisë” synon të përkujtojë dhe të nderojë heroizmin, sakrificën dhe trashëgiminë kombëtare të Familjes Jashari, duke forcuar lidhjen shpirtërore dhe identitare të diasporës shqiptare me historinë e saj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.