James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë, ka konfirmuar se do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të dëshmoj në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë. Si dikush që i ndihmoi Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar, do të kthehem përsëri në fillim dhe kam shumë për të thënë javën e ardhshme,” deklaroi Rubin për emisionin Christiane Amanpour Presents: The Ex Files with James Rubin.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Holandë, hetojnë krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Në këtë proces janë përfshirë ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Të katërt kanë mohuar të gjitha akuzat dhe ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023, ndërsa Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj në prill 2025. Më 15 shtator pritet të nisë paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse, ku Rubin do të japë dëshminë e tij përpara trupit gjykues.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në procesin gjyqësor që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke theksuar rolin e institucioneve ndërkombëtare dhe të dëshmitarëve me përvojë në ngritjen e drejtësisë për krimet e luftës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.