Java e Kosovës në Padova

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Java e Kosovës në Padova

Prej dy ditesh në Padova të Italisë po zhvillohet “Young Europeans: Kosovo Week”, një aktivitet kulturor një javor i dedikuar promovimit të kulturës, artit dhe potencialit të të rinjve nga Kosova në një kontekst evropian. Aktivitete do të zgjasin deri më 17 maj.

Programi përfshin një sërë aktivitetesh artistike dhe publike, mes tyre ekspozitën fotografike “Kosovo Through New Lenses” në Palazzo Moroni, shfaqjen e filmit të vlerësuar “Zgjoi” në Teatro Ruzante, si dhe panelin diskutues “Game Changers: Building a Country Through Youth”, i fokusuar te roli i brezit të ri në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë.

Organizatorët synojnë që përmes kësaj jave kulturore të krijojnë më shumë hapësira bashkëpunimi dhe dialogu mes komunitetit kosovar dhe publikut evropian, duke promovuar identitetin kulturor dhe energjinë krijuese të të rinjve.

Aktiviteti u drejtohet shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe në vende të tjera evropiane, si edhe publikut ndërkombëtar, me synimin për të forcuar lidhjet kulturore dhe sociale përmes artit, kinemasë dhe debatit publik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.