Në Hamburg do të promovohet librit “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”, një ndër shoqatat gjithëshqiptare që prej 21 vitesh angazhohet për shkrimin dhe ruajtjen e historisë shqiptare, do të jetë bashkëorganizatore e promovimit të librit të historianit të njohur Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt, “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës”, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg dhe shoqatat vendore DANPE, Misionin Katolik Shqiptar në Hamburg, Klubin Kosova Hamburg, ODA Hamburg dhe Ilira në Elbe.

Në njoftimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Hamburg bëhet e ditur se promovimi organizohet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dora d’Istria, dhe do t’u mundësojë pjesëmarrësve të dëgjojnë ligjerata mbi historinë e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga autori Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt dhe botuesi e publicisti i njohur, z. Enver Robelli. Pas programit, të ftuarit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime dhe impresione me autorin dhe botuesin në një koktej rasti.

Të ftuar të veçantë dhe ligjërues:

  • Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt – autor

  • Enver Robelli – botues dhe publicist

Promovimi realizohet me mbështetjen e partnerëve:

  • DANPE (Deutsch-Albanisches Netzwerk für Politisches Engagement)

  • Misioni Katolik Shqiptar në Hamburg

  • Klubi Kosova Hamburg

  • ODA Hamburg (Organisation deutsch-albanischer Akademiker e.V.)

  • Shoqata “Trojet e Arbrit”

  • Ilira në Elbe

Vendi: MARKK – Museum am Rothenbaum, Rothenbaumchaussee 64, 20148 Hamburg
Data: E shtunë, 7 shkurt 2026
Ora: 15:00

Ky promovim është një mundësi e veçantë për të ruajtur dhe promovuar historinë shqiptare, duke theksuar rolin historik dhe gjeopolitik të Skënderbeut, i cili jo vetëm mbrojti Trojet e Arbrit, por edhe Evropën dhe qytetërimin e saj, një trashëgimi që sot duhet të ruhet me kujdes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.