Një thirrje për të jetuar dhe kremtuar gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar do të dëgjohet më 31 maj 2025 në zemër të Beijers Park, ku diaspora shqiptare në Suedi do të mblidhet për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me moton: “Shqip, shqip dhe vetëm shqip!”
Aktiviteti organizohet për herë të katërt nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria”, në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit e gjuhës amtare në Malmö dhe disa nga shoqatat më aktive shqiptare në rajon, përfshirë:
– SHGSH “Kosovarja” në Malmö
– SHKSH “Dardania” në Borås
– SHKSH “Dardania Dans” në Eslöv
– SHKSH “Skënderbeu” në Malmö
– SHSH “Drenica” në Halmstad
– SHSH “Dardania” në Höganäs
– SHKSH “Dardania” në Malmö
Festivali do të sjellë një ditë të mbushur me aktivitete për fëmijë dhe familje – ku gjithçka do të flitet, këndohet, lexohet, luhet, dhe përjetohet shqip. Me këngë tradicionale, valle popullore, recitime, lexime shqip për fëmijë dhe ushqime autentike shqiptare, organizatorët synojnë të krijojnë një atmosferë të paharrueshme për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës në brezat e rinj të diasporës.
Pjesëmarrësit ftohen të marrin me vete fëmijët, nipërit e mbesat, motrat, vëllezërit, miqtë e dashamirët, për të ndarë së bashku këtë ditë gëzimi, krenarie dhe bashkimi kulturor shqiptar në një nga parqet më të bukura të qytetit.
“Ejani të festojmë së bashku, shqip – për fëmijët tanë dhe për gjuhën tonë që na bashkon!”, thonë organizatorët në thirrjen e tyre drejtuar komunitetit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.