Prej datës 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për “Paketën e Maleve”, një iniciativë e re që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave malore në Shqipëri. Ligji i miratuar më 13 mars në Kuvend dhe i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, i jep të drejtën çdo qytetari apo biznesi që ka shfrytëzuar për më shumë se 10 vite një pronë shtetërore në zonë malore, ta blejë atë për një tarifë simbolike prej 1 euro, me kushtin që të paraqesë një plan zhvillimi.
Ky ligj parashikon gjithashtu që poseduesit faktikë mund të bashkëpunojnë me investitorë të regjistruar në QKB për projekte të përbashkëta turistike në këto prona. Objektivi është mbështetja e deri në 500 projekteve që do të përfitojnë lehtësira fiskale të konsiderueshme: përjashtim nga tatimi mbi fitimin, TVSH-ja, taksa e pasurisë së paluajtshme dhe ajo e ndikimit në infrastrukturë për një periudhë prej 10 vitesh.
Ligji vë theksin te zonat malore të veriut, duke synuar ndalimin e shpopullimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës në këto rajone. Ministria e Ekonomisë do të propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen zyrtare të këtyre zonave si “zona prioritare për zhvillim turistik”.
Pavarësisht synimeve zhvillimore, ligji është shoqëruar me polemika. Ai u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste, ndërsa opozita e kundërshtoi duke e cilësuar një ligj “klientelist dhe elektoral”, i hartuar pak javë para nisjes së fushatës zgjedhore për 11 majin.
Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi, institucionet përgjegjëse duhet të hartojnë aktet nënligjore për të mundësuar zbatimin e plotë të ligjit. Tashmë pritet me interes të shihet sa nga potenciali i zonave malore do të vihet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, duke garantuar ruajtjen e natyrës, kulturës vendase dhe ndaljen e emigrimit të brendshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.