Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk ka një bazë ajrore ushtarake. Ani pse toka e ish-aeroportit të Gjakovës, është pronë e FSK-së dhe në rast mund të përdoret si bazë, Kosova prapë se prapë nuk ka një aviacion ushtarak.
Blerjet e armatimeve për ushtrinë e Kosovës, ku përfshihet edhe helikopteri, duket që po e pengojnë Rusinë.
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbajtur javën e kaluar, përveç dezinformatave tjera rreth Kosovës, ka përmendur edhe planet e vendit tonë për të blerë helikopter.
“Është bërë shpallja për tranzicionin në fazën përfundimtare të Ushtrisë së Kosovës duke marrë materiale edhe nga vendet e NATO-s, po flasim për drona, automjete të blinduara, sistem anti tank, artileri dhe armatime të tjera. Planet e tyre për të blerë edhe sistem të mbrojtës ajrore por edhe helikopter, po vihen baza për industrinë e mbrojtjes lokale”, tha ai.
E derisa në Kosovë, ekspertët e sigurisë kanë mendime të ndryshme sa i përketë periudhës së ndërtimit të bazave ajrore, në Ministrinë e Mbrojtjes, i kanë thënë KosovaPress-it, se po planifikojnë që deri në vitin 2028 të ndërtojnë kapacitetet ajrore të FSK-së.
Sipas drejtorit të “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, edhe pse Kosova është nën ombrellën e NATO-s, kurdo që do të vije mundësia që ky mision të largohet nga Kosova, FSK duhet kompletuar mbrojtjen ushtarake ajrore.
Ndërsa, eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka shtuar se gjatë luftës së fundit në vend, brenda territorit të Kosovës, por edhe Serbisë, bombardimet kanë ardhur nga bazat ushtarake në avionët e Italisë e Turqisë.
Sipas Islamit, Kosova për momentin duhet përqendruar kryesisht në pajisjet ushtarake në vetëmbrojtje dhe në një ardhme të afërt të kompletohet edhe baza ushtarake ajrore.
E nga Ministria e Mbrojtjes, në një përgjigje me shkrim kanë thënë se sapo të ndërtohet kapaciteti i flotës ajrore, ish- aeroporti i Gjakovës, mund të përdoret për qëllime të tilla.
“Ish-Aeroporti i Gjakovës është tashmë pronë e FSK-së, dhe sapo të ndërtohet kapacitetet e flotës ajrore, i njëjti mund të përdoret për qëllime të tilla. Sigurisht se është e nevojshme përderisa planifikojmë që deri në vitin 2028 të ndërtojmë dhe kapacitetet ajrore të FSK-së”, është thënë në një përgjigje me shkrim.
Ministria e Mbrojtjes, është pyetur edhe për bazën në Golesh, e cila për ushtrinë e Serbisë, gjatë okupimit të vendit tonë, ka qen baza kryesore ajrore në Kosovë, E sa i përketë bazës ajrore në Golesh, e cila për ushtrinë e Serbisë, gjatë okupimit të vendit tonë, ka qen baza kryesore ajrore në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes nuk ka dashur të komentojë. Përndryshe, kjo bazë aktualisht është nën menaxhimin e KFOR-it./Kosovapress