Hage: Prokuroria e Specializuar i referohet Kosovës si “Kosova dhe Metohija”

E mërkurë, 16 Prill, 2025

Prokuroria e Specializuar në Hagë është përfshirë në një skandal diplomatik, pasi në një dokument zyrtar i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”, një term me ngarkesë politike dhe denigrim të sovranitetit të Republikës së Kosovës, i përdorur gjerësisht nga autoritetet serbe.

Ngjarja daton më 11 nëntor 2022, kur dëshmitari Sefer Goxhuli u paraqit për një intervistim pranë Prokurorisë së Specializuar. Gjatë bisedës me hetuesit, Goxhuli mbeti i shtangur kur dëgjoi këtë referencë të papranueshme për Kosovën. Ai raportoi se termi u lexua nga një dokument zyrtar, çka sipas tij tregon se nuk ishte një gabim i rastësishëm, por një qëndrim i qëllimshëm nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Goxhuli e adresoi shqetësimin e tij pranë Avokatit të Popullit të Prokurorisë Speciale në Hagë, duke denoncuar përdorimin e termit dhe mospërfilljen e juristëve të institucionit. Sipas ankimit, përfaqësuesit ligjorë jo vetëm që nuk e korrigjuan terminologjinë, por nuk treguan as ndjeshmëri ndaj shqetësimit të dëshmitarit.

Prokuroria ka pranuar se e ka përdorur këtë term, por Avokati i Popullit vendosi të rrëzojë ankesën me arsyetimin se bëhej fjalë për një “gabim të paqëllimshëm”.

Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë, ku ky veprim shihet si cenim i rëndë i sovranitetit dhe si mungesë respekti ndaj një shteti të pavarur. Përdorimi i terminologjisë që reflekton narrativën e Serbisë në një institucion ndërkombëtar që supozohet të jetë i paanshëm ka hedhur hije mbi integritetin dhe objektivitetin e Prokurorisë së Specializuar në raport me gjykimin e çështjeve që lidhen me Kosovën dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.