Albin Kurti nderon dëshmorët e Koshares në 26-vjetorin e betejës së lavdishme

E mërkurë, 16 Prill, 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kryer sot homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, në përkujtim të 26-vjetorit të betejës heroike të Koshares. Ai ka nderuar rënien e 114 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në një fjalim pas homazheve, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e kësaj beteje, duke u shprehur: “Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku.”

Kryeministri Kurti theksoi se 26 vjet më parë, betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me luftëtarë nga të gjitha njësitet e zonave operative, arritën të thyejnë kufirin që ndante shqiptarët, një kufi i vendosur që nga vitet 1913-1918, duke i hapur rrugën bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përveç kësaj, ai theksoi se gjatë betejës ranë dëshmorë 114 luftëtarë të UÇK-së, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, dhe mbi 400 të plagosur. “Përveç heroizmit të luftëtarëve tanë, ishte e rëndësishme që Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte vullnetarë nga shumë shtete, përfshirë Francën, Algjerinë, Italinë, Suedinë dhe Britaninë, ndërsa ushtria serbe kishte mercenarë nga Rusia”, shtoi ai.

Kurti theksoi se Beteja e Koshares mbetet një ngjarje që shënon një kapitull të lavdishëm të historisë së Kosovës dhe simbolizon bashkimin e shqiptarëve për liri. Ai përfundoi fjalimin duke nënvizuar se 26 vjet pas kësaj beteje, Kosova po ndërton shtetin e saj, duke u përpjekur për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar për qytetarët e saj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.