Shoqata BKSA “Shqiponja” në Rosenheim, së bashku me Klubin Letrar “Martin Camaj” në Munih, ka kënaqësinë të ftojë të gjithë dashamirët e letërsisë dhe fjalës artistike në një aktivitet të veçantë promovimi të dy librave të autorit të njohur Mustafë Krasniqi:
“Atdhetari i Shtigjeve të Lirisë” – Xhavit Haziri
“Rrënjët Nuk Thahen”
Ky eveniment i veçantë do të shoqërohet me një orë letrare, ku do të marrin pjesë poetë dhe krijues të fjalës artistike. Gjithashtu, do të organizohen recitime nga të rinjtë e shoqatës “Shqiponja” dhe nxënësit e shkollës shqipe në Rosenheim.
Përveç promovimit të librave, aktiviteti do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të ndarë mendime dhe për të festuar kulturën dhe traditat tona.
Detajet e Takimit:
Data: 06 prill 2025
Ora: 14:00
Vendi: Stellwerk 18 GmbH, Eduard-Rüber Str. 7, 83022 Rosenheim



