Sa shpenzon në muaj një familje shqiptare, çfarë mbulon kompensimi për COVID-19?

E premte, 29 Mars, 2024

Që kur rastet e para me COVID-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për tē parandaluar dhe ngadalësuar përhapjen e virusit në popullatë. Të vetmet aktivitete që aktualisht operojnë janë ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë, ndërkohë që qarkullimi është kufizuar me një fashë orare.

Ndalimi i aktivitetit ekonomik dhe social, jo vetëm në Shqipëri por në pjesën më të madhe të globit, ka bërë që shumë familje të mbyllen në shtëpi. Edhe pse mbetet akoma e paqartë sesa do te vazhdojë izolimi, tashmë shumë familje janë në veshtirësi për mbulimin e shpenzimeve jetike që kanë. Ndër to përfshihen shpenzimet për ushqime, shpenzime për energji elektrike, ujë dhe qira, si dhe shoenzimet e shëndetit.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se do të mbështesë të vetëpunësuarit, por edhe gratë e tyre, me një asistencë në vlerën e pagës minimale në Shqipëri, prej 26 mijë lekësh pra 52 mijë lekë për dy persona. Gjithashtu pagesa e energjisë dhe ujit, do të vazhdojë si normalisht, por qeveria nuk do të aplikojë penalitete në rast të pagesave të vonuara për periudhën e izolimit. Ndërsa për sa i përket qirave qeveria nuk do të ndërhyjë ne treg.

Por sa shpenzojnë familjet shqiptare për të mbuluar këto shpenzime bashkë ?

Një familje do të marrë një mbështetje prej 52 mijë lekësh, për te vetëpunësuarit dhe bashkëshorten. Kjo shumë është sa 70% e asaj që shpenzon mesatarisht një familje në vend sipas INSTAT ( rreth 76 mijë lekë).

Shpenzimet për ushqim dhe pije joalkolike zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve mujore që një familje bën për të mbuluar nevojat që ka. Sipas INSTAT një familje shpenzon 33,400 lekë në muaj për ushqime, ndërsa shpenzimet mesatare për banesën, ujin dhe energjinë elektrike janë rreth 8,000 lekë në muaj.

Gjatë kësaj periudhe familjet nuk mund të shmangin as shpenzimet për shëndetin, ku INSTAT përllogarit se shoenzojnë 3,100 çdo muaj. Komunikimi mbetet i domosdoshëm në këtë periudhë ku të gjithë janë të izoluar dhe shpenzohet rreth 2,800 lekë në muaj. Në total duhen rreth 47 mijë lekë në muaj për të mbuluar këto shpenzime, pra nga shuma që do të merret nga ndihma teprojnë më pak se 6 mijë lekë kur heq shpenzimet e domosdoshme, duke u lënë shumë pak mundësi bizneseve të vogla të paguajnë qiratë apo të mendojnë për taksat bashkiake, nga të cilat vetëm taksa e hapësirës është pezulluar aktualisht.

Nga ana tjetër, INSTAT ka përllogaritur mesataren e familjeve shqiptare. Situata do të jetë më e vështirë për familjet që jetojnë me qira. Jo të gjithë e kanë luksin të jetojnë në pronën e tyre, sidomos familjet që jetojnë në kryeqytet, të cilat përballen edhe me qira të larta dhe do ta kenë të veshtirë të përballojnë izolimin. Në Tiranë, qiratë e shtëpive fillojnë nga 25 mijë lekë, ndërsa brenda Unazës së Tiranës, është e pamundur të gjesh poshtë 30 mijë lekë.

Kosto e jetesës në Tiranë është gjithashtu më e lartë, ku duhen për të mbyllur muajin rreth 89 mijë lek, nga te cilat 40% për ushqime, pra 35 mijë lekë. Edhe shpenzimet për ujë e drita janë më të larta në Tiranë, me rreth 12% të totalit, pra rreth 11 mijë lekë, duke mos tepruar shumë për shërbime të tjera të domosdoshme, apo për mundësinë e përmbushjes së detyrimeve të tjera për vijëmësinë e biznesit, deri kur të rifillojë aktiviteti ekonomik normal.

Si ndahet shporta e shpenzimeve të familjeve ?

Në një situatë normale, një familje në Shqipëri shpenzon mesatarisht 75,935 lekë, sipas të dhënave të INSTAT më Anketën e Buxhetit të Familjeve 2018. Rreth 44% të këtyre shpenzimeve e zënë ato për ushqime dhe pije jo-alkolike, ndëra në vendin e dytë janë shpenzimet për banesën, energji elektrike dhe ujë, me rreth 10.5% të totalit. Pas tyre peshë të rëndësishme zënë shpenzimet për transportin me një peshë prej 6.8 %, ndjekur nga shërbimet për mobilje dhe pajisje shtëpiake me 5.8%, restorante dhe hotele 4.7%, veshje dhe këpucë 4.3%, komunikim 3.6%, pije alkolike dhe duhan 3.5%, arsim 3% dhe argëtim 2.7%.

Në vitin 2018, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 88,691 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas Tiranës, janë Durrësi me 75,744 lekë dhe Korca me 74.319 lekë për familje. Qarqet me shpenzime më të ulëta mesatare për konsum janë qarku Dibër me 58,461 lekë dhe qarku Elbasan me 63,574 lekë për konsum në muaj.

Burimi origjinal, këtu: