Kriza nga COVID-19 / Propozimet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për qeverinë

E enjte, 25 Prill, 2024

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë i paraqiti me anë të një letre të dytë qeverisë, propozimet e saja të reja mbi masat e mbështjetes ekonomike në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi dhe bizneset.

Më poshtë letra e plotë së bashku me propozimet e kërkuara nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar:

“Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar vijon të ndjekë me shqetësim situatën e rëndë të krijuar në vend nga epidemia Covid-19, si dhe masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e saj në popullatë. Shprehim mirënjohjen e thellë dhe solidarizohemi me të gjithë personelin mjekësor dhe forcat e sigurisë, të cilët janë në vijën e parë të përballimit të kësaj emergjence të jashtëzakonshme epidemike. Jemi të vetëdijshëm që situata që po kalojmë është e paprecedent dhe me karakter të jashtëzakonshëm, pasi e gjithë bota ka hyrë në një krizë multidimensionale.

Megjithatë, përtej vijimit dhe mbështetjes së domosdoshme ndaj kujdesit shëndetësor dhe social për popullatën, është mjaft e rëndësishme të merren në konsideratë risqet dhe impakti që epidemia nga njëra anë, por edhe masat kufizuese që po ndërmerren për parandalimin e përhapjes së saj nga ana tjetër, do të kenë në ekonominë e vendit.

Padyshim që kjo situatë e jashtëzakonshme do të shoqërohet me një krizë konsumi në shumë sektorë por edhe me një krizë likuiditeti për mjaft industri prodhuese, disa prej të cilave u goditën edhe nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të shkuar. Kriza e rëndë ekonomike mund të pasohet me probleme të shumta sociale që do të shkaktoheshin nga pamundësia e bizneseve të mbyllura apo që kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme punën, për të paguar pagat apo detyrimet mujore.

Duke ju referuar qasjes dhe modelit të ndërhyrjes në ekonomi të qeverive të ndryshme, si dhe masave që ato po ndërmarrin për të mos lejuar që kriza të paralizojë ekonomitë vendase, në konsultim me sipërmarrjet prodhuese kemi hartuar një paketë me propozime të cilat në thelb synojnë të garantojnë moscënimin e vendeve të punës për punonjësit dhe të sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për industritë prodhuese për të përballuar krizën gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme.”

PROPOZIMET PËR MBËSHTETJEN E SIPËRMARRJES PRODHUESE:

  1. Të përfshihen në skemat shtetërore të mbështetjes dhe lehtësirave, të gjithë sipërmarrjet të cilave u është ndaluar aktiviteti apo kanë një reduktim me mbi 25% të xhiros;
  2. Për sipërmarrjet prodhuese që i është ndaluar aktiviteti të subvencionohen nga shteti, për një periudhë 9 javore, në masën 80% të pagës mujore të punonjësve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ndërsa për sipërmarrjet prodhuese që kanë një reduktim me mbi 25% të të ardhurave nga shitja, shteti t’i subvencionojë, për një periudhë 9 javore, 80% të pagesës mujore të punonjësit dhe punëdhënësi të paguajë 20% të saj.
  3. Të miratohen rregulla dhe procedura të posaçme për rregullimin e marrëdhënieve të punës dhe mundësia për kalimin në asistencë të përkohshme të punonjësve në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, kur sipërmarrjet kanë pamundësi të pagesës së pagave dhe kontributeve mujore;
  4. Të pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH-së në doganë për importin e mallrave;
  5. Të anulohen këstet e parapagimit të tatim fitimit për vitin 2020, për sipërmarrjet prodhuese;
  6. Të bëhet menjëherë rimbursimi i TVSH-së së prapambetur për të gjithë sipërmarrjet prodhuese;
  7. Të bëhet shtyrja automatike e pagesave të kredive apo overdrafteve, për një periudhë jo më pak se 3 mujore, në të gjithë sistemin financiar të huadhënies, si dhe të mundësohet aksesi në grante apo hua me interes jo më të lartë se 0,5 % (përfshirë kostot administrative), me procedura të përshpejtuara dhe pa ju referuar pozicionit të mëparshëm si kredimarrës në sistemin bankar, për sipërmarrjet prodhuese;
  8. Të shtyhen për një periudhë 90 ditore, duke filluar nga data e shpalljes së karantinës, të gjithë skadencat e procedurave administrative dhe ligjore, të cilat nuk mund të përmbushen për shkak të situatës së krijuar prej epidemisë Covid-19.
  9. Të shtyhen deri në fund të vitit 2020, të gjithë pagesat për taksat dhe tarifat lokale të sipërmarrjes prodhuese ndaj pushtetit vendor.
  10. Të reduktohet në masën 50% çmimi i energjisë elektrike, për një periudhë 90 ditore duke filluar nga data e shpalljes së karantinës, për sipërmarrjet prodhuese (duke reflektuar kështu rënien e çmimeve të pasqyruar në bursën e energjisë në Budapest).

Burimi origjinal, këtu: