Fitoi betejën me virusin, futbollisti shqiptar: Më kishte marrë malli për lirinë

E enjte, 19 Qershor, 2025

Sulmuesi i Hannoverit dhe Kosovës U21, Valdrin Mustafa, ka arritur të mposht koronavirusin, i njohur ndryshe si COVID-19.

Ai tha se ka dëgjuar këshillat e mjekëve duke marrë vitamina dhe pirë çaj.

“Rezultova negativ. Karantina u mbyll dhe sot dola dhe bëra pak vrap. Më kishte marrë malli për lirinë, kisha 20 ditë që po rrija në shtëpi. Unë besoj që kam pasur imunitetin e fortë sepse jam sportist, por personat që e kanë imunitetin jo shumë të fortë është më e rrezikshme, sesa për mua.

Unë kam dëgjuar këshillat e mjekëve, të marr vitamina, çaj. Përgjigja e testit të fundit më erdhi në telefon dhe më thanë që jam negativ dhe unë e gjithë familja ishim të gëzuar. Nuk kam dalë jashtë, vetëm një vrap sot në mëngjes dhe hyra në shtëpi”, u shpreh Valdrin Mustafa.

Burimi origjinal, këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.