Agro industria  mund të frenojë migrimin

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Agro industria  mund të frenojë migrimin

Bujqësia dhe prodhimtaria nëse mbështeten si duhet nga shteti, në të ardhmen mund të zvogëlojnë ikjen jashtë të popullsisë, si dhe mund të rrisin pagat, vlerëson Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë. Mbështetje më e madhe financiare për 15 për qind të firmave prodhuese si dhe orientimi ndaj bujqësie të qëndrueshme ngjashëm me praktikat evropiane do të rrisë edhe mirëqenien e popullatës bën me dije kjo odë ekonomike.

“Si shtet nevojiten që më shumë të mbështesim kompanitë prodhuese duke mbështetur rritjen e produktivitetin e tyre, duke prodhuar prodhime me vlerë më të lartë të shtuar, që do të sjellë më shumë profit për firmat dhe në fund edhe paga më të larta. Çelësi i zhvillimit ekonomik mbetet që të targetohen 15 për qind e kompanive prodhuese në shtet që do të mbështeten me politika përkatëse zhvillimore, me subvencione financiare apo me linja kreditore të veçanta me shkallë minimale prej një për qind të kamatës me afate të pagesës prej 20, 25 dhe 30 vjet, thotë zëvendëskryetari i Odës së Agrobiznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Goran Gjeorgjievski. Sipas tij, nevojitet që sa më shpejt të zgjidhet edhe problemi me ofertën jo adekuate nga sistemi arsimor për nevojat e tregut të punës. Nga ana tjetër, kryetari i Odës së Agro Biznesit, Ognen Orovçanec, thotë se si shtet nevojitet vetëm të ndjekim praktikat e shteteve të BE-së por edhe shteteve fqinje që kanë treguar sukses në prodhimtarinë bujqësore.

“Nëse para 30 vitesh kishim të mbjella mbi 250 mijë hektarë, vetëm në mbjelljet vjeshtore në vitin e kaluar, kishim të mbjella 119 mijë hektarë, prej të cilave me grurë ishin mbjellë 79 mijë hektarë, me elb ishin mbjellë 44 mijë hektarë e kështu me radhë. Një situatë e tillë i detyrohet mos rregullimit të gjërave në 30 vitet e fundit. Andaj nevojitet që subvencionet të ofrohen ngjashëm si në Evropë sipas hapësirave bujqësore dhe sipas rendimenteve“, shton më tej ai.

Sipas Orovçaneç, bujqit në vend nevojitet që më shumë të përdorin masat e ndryshme tekniko –teknologjike që të konkurrojnë shtetet fqinje në prodhimtarinë lavërtare, ndërsa shteti nevojitet të mendojë të formojë Ministrinë e Ushqimit që do të përmbledhë me një vend kompetencat e më shumë dikastereve. Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se vendi mund të rrisë eksportin bujqësor duke eksportuar prodhime me vlerë të shtuar si vera, duhani, drithërat, materialet për mbjellje apo farat , kulturat foragjere etj. Kërkohet edhe mbështetje më e madhe institucionale për prodhuesit vendor të farave përmes akreditimit të laboratorit vendor, thjeshtësimit të Ligjit për materiale të mbjelljes si dhe nënshkrimi i marrëveshjeve shtetërore me shtetet fqinje.

Burimi origjinal këtu