Artistja shqiptare: Kur ika në SHBA vetëm qaja

E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Joli Agolli Paparisto u bë e njohur në Shqipëri në filmin “Edhe ashtu edhe kështu”. Asaj ju besua ky rol sepse ishte një ndër vajzat e para që ngiste motorrin në atë kohë. “Jam Joli, shoqa e kursit” emigroi në SHBA në vitin 1992 dhe sot ajo jeton dhe punon në Miçigan.

Joli Agolli Paparisto është diplomuar në Akademinë e Arteve për koreografi në Tiranë. Edhe pse prej vitesh jeton dhe vepron në SHBA, asnjëherë nuk e harroi vendlindjen dhe origjinën e saj. Është themeluese dhe udhëheqëse e grupit të njohur artistik “Gjergj Kastrioti” në Miçigan.

E lindur në familje artistësh, babai saj ka qenë balerini i parë i trupës së ushtrisë në atë kohë në Shqipëri. Edhe ajo ka nisur të kërcejë në një moshë shumë të vogël dhe në moshën 10 vjeçare u pranua në shkollën profesionale të baletit në Tiranë. Në SHBA Joli Agolli Paparisto mundohet për ruajtjen e vlerave dhe traditave tona artistike dhe kombëtare.

“Baleti mua më dha mundësinë që të emigroi në një vend të madh dhe ishte baleti që më dha mundësinë që ta ndjej veten rehat në Amerikë dhe të bëj atë punë që kisha shumë dëshirë. Shkolla jonë e baletit ka qenë shumë e mirë dhe siç më ka vlejtur mua në Amerikë, i ka vlejtur dhe shumë balerinëve të tjerë që kanë qenë të suksesshëm në botë.”

E zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 28 vitesh, Juli Agolli tregon se si e mori vendimin për tú larguar.

“Provuam në fillim emigrimin në Itali, atje lindi dhe vajza e madhe, më pas u kthyem sërish në Shqipëri. Im shoq iku në Amerikë pak muaj më vonë dhe më pas bëmë bashkim familjarë. Tashmë prej vitesh jam kam shtetësinë amerikane, por shpirti është këtu në Shqipëri, sepse nuk ma heq dot njeri shpirtin e shqiptarit nga zemra ime. Nuk e kisha ditur që isha shumë patriote. E kam shumë përzemër Shqipërinë”.

Juli Agolli tregon gjithashtu për rrugëtin e saj si balerinë dhe koreografe në Amerikë.

“Unë isha vetëm 27 vjeç dhe në fillim jeta ishte shumë e vështirë. Si fillim punova në një restorant dhe u ndjeja shumë keq, sepse humba profesionin. Punoja dhe gjatë gjithë ditës vetëm qaja. Një vit më pas mësova mirë gjuhën dhe nisa të kërkoj. E mira në Amerikë është se ata të pranojnë për atë që je profsionalisht, pavarësisht gjuhës. Fati i baletit është se nuk ke nevojë të flasësh, por thjesht demostron.  Pas dy vitesh fillova punë në një shkollë të baletit klasik, por zemra dhe dëshirë ishte te vallja popullore. Gjeta një përkrahje shumë të madhe nga shqiptarët e Kishës së Shën Palit që është komuniteti katolik në Miçigan, ata janë gjeneratë e tretë që kanë emigruar. Ata kanë një dashuri të pashpjegueshme për kulturën shqiptare, fëmijët e tyre ishin të parët që u ofruan dhe që nga ajo kohë tashmë ka 20 vjet që është krijuar Shkolla e Valles Popullore në Kishën e Shën Palit.”

Joli Agolli përveçse koreografe është edhe producente, e cila krijon herë pas here jo vetëm aktivitete, por edhe programe televizive. “Diaspora është rritur shumë, komuniteti jonë është i zgjeruar dhe me prejardhje të ndryshëm. Të gjithë këto njerëz kanë kontribuar në Shqipëri. Janë disa njerëz të cilat duke qenë në moshë të madhe kanë kontribuar shumë për Diasporën, por ndonjëherë mbesin në hije. Ndaj ky emision është munduar ti evidentojë këta njerëz për tí treguar se nuk i harrojmë.”

Joli Agolli Paparisto bashkë me aktorin Arben Dervishi, realizojnë një program çdo të dielë “Për kafe me Benin dhe me Jolin”. “Çdo të diel ne ftojmë njerëz të ndryshëm nga komuniteti ynë, i ftojmë për të ndarë eksperienca të ndryshme. Humori nisi për shkak se Beni është humorist, por tashmë dhe unë jam futur në rolin e humorit. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe është pritur shumë mirë. Të gjithë kanë mundësi të na ndjekin në Facebook dhe në Youtube.”

Duke folur për familjen Joli tregon se fëmijët e saj flasin shumë mirë shqip e njohin shumë mirë kulturën dhe traditën shqiptare.