Shqiptarët protestojnë në New York: Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën

E enjte, 29 Shkurt, 2024

Në New York, dhjetra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, u mblodhën në një tubim – protest, kundër presionit që po i bëhet Kosovës për marrëveshjen me Serbinë, rreth të ashtuquajturit plani “Franko- Gjerman” .

Protestuesit u mblodhën të enjten më 16 mars, para ndërtesës së Unionit Europian në New York, vetëm dy ditë më parë se në Ohër të takohen në një takim trilateral, Vuçiq, Kurti & UE, ku pritet të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Protestës iu bashkëngjiten shumë shpejt Shoqatat shqiptare nga zona e Tri-Shteshit, përfaqësues të partive politike, dhe organizatave, veprimtar të dalluar, artist, gazetar, biznesmen dhe student shqiptare nga shkollat amerikane, të cilët protestuan për më shumë se dy orë kundër kushtëzimeve në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, lidhur me të ashtuquajturin asocacioni i komunave serbe në Kosovë (Zajednica).

Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës zoti Mark Gjonaj, i cili udhëhoqi protestën, gjatë fjalës së tij ka ftuar shqiptarët që të mbështesin Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur çështjen e Kosovës të papërfunduar.

Gjonaj po ashtu bëri thirrje nën moton bashkë për të ardhmen e Kosovës, të mbrojmë integritetin dhe sovaranitetin e saj.

“Kosova, është një vend i lirë, dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovës” tha ai duke ju drejtuar pjesëmarrësve me megafonë .

“Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lot dhe dekada të vuajtjeve nga duart brutale të Serbisë. Qytetarët e Kosovës duhet ta kontrollojnë fatin e tyre pa ndërhyrje. Serbia, nuk mund ta sundojë Kosovën”, tha ai.

Gani Shehu, ish- komandant i brigadës “Atlantiku” në luftën e fundit, në Kosovë, tha se derisa kohëve të fundit po vërehet se presioni i ndërkombëtarëve është shtuar mbi Kosovën, dhe teksa shohim se “me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ne kemi vendosur të protestojmë përpara selisë së BE-së në Nju Jork.”

“Presioni të bëhet Serbisë e jo Kosovës, ngase Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme dhe të vazhdueshme”, deklaroi ish-komandanti i batalionit “Atlantiku”, derisa shtoi se koncesionet tjera që po i kërkohet Kosovës janë të tepërta.

Mesazhi i këtij tubimi, theksoi ai, është që institucionet e Kosovës të kenë kujdes që të mos nënshkruajnë asnjë dokument që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e saj.

Gjek Gjonleka, ish gazetar i Zërit të Amerikës , duke tregua se përse ishin mbledhur para ndërtesës së delegacionit të Bashkimit Europian në Nju Jork, theksojë se Shqiptarët sot janë në një kohë mjaft delikate për çështjen e Kosovës , pavarësinë e saj.

“Ne tha ai kemi fituar çdo luftë , por nuk kemi fituar çdo herë në diplomaci, ku « çalojmë » më së shumti. Kosova, sot tha Gjonleka, më kujton Kongresin e Berlinit dhe të Londrës ku vendosen kancelarit e huaja për fatin e Shqiptarëve. Detyrimisht, me e coptue Shqipërinë, dhe kjo filloi njëqind e pesëmbëdhjetë vjet më parë, qysh me Lidhjen e Prezerenit.”

Po ashtu sot jemi në një moment shumë delikatë. Mbasi edhe situata botërore na e bënë edhe më të vështirë ne Shqiptarëve, madje do të thoja edhe më të vështirë sesa mendojmë ne, u shpreh zoti Gjonlekaj.

Më tej ai tha se: “Europa, është duke e “përkëledhur” Serbin, në kurriz të Shqiptarëve, ajo po e ndihmon Serbinë, të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, dhe futjen e saj në NATO. Gjë që ndoshta është shumë vështirë për t’a besuar, “por këto janë edhe synimet e Serbisë. Vetëm të krijojnë një Zajdenicë, duke shfrytëzuar rastin dhe të krijojnë një « Kalë Troje » në Kosovë,” tha Gjonleka.

Uk Lushi, aktivist në Amerikë, në fjalën e tij tha që presioni vetëm ndaj Kosovës, nga BE dhe ShBA, është gabim. Kosova është investim i shqiptarëve dhe Amerikës dhe ajo nuk mund te ndahet në vija etnike. Askush nuk mund ta ndajë Kosovën. Kosova do të jetë një dhe aleate e Amerikës.

Më pas përshëndetën protestën duke u solidarizuar fuqimisht me kërkesat, edhe Shefki Mexhuani, Xheladin Zeneli të cilët ishin dhe pjesë e grupit iniciatorë të kësaj proteste.

Po ashtu gjatë protestës foli edhe Jack Kukaj, i cili kujtojë vargjet e Fishtës për Europën. Mark Grecaj, Ilir Bytyçi, etj ishin kundra Asociacionit të Kosovës.

Protestuesit, e rrethuar nga barrigadat e policisë përball ndërtesës rrugën 3th Ave., mbanin flamuj të Kosovës, shqiptarë dhe amerikanë, ndërsa brohorisnin dhe hidhnin parrulla kundër BE-së, e cila thanë ata po i bënë presion Kosovës që të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, çka thanë ata kjo do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe do të kërcënonte sovranitetin dhe stabilitetin e saj.

Nëpërmjet pankartave protestuesit kishin si qëllim sensibilizimin e opinionit amerikan për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave një etnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin, duke paralelizuar atë me Republikën Serbska të Bosnjes.

“Ku është njohja e diplomave”, “Bashk kundra Asocacionit” – “USA love Kosova” – “Kosova membership NATO”-“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiq=Putin”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Nju Jork.

Organizatorët e kësaj proteste në fund thanë se një protestë tjetër do të mbahet në fillim të Prillit para OKB-së , në mbështetje dhe përkrahja të luftëtareve të UÇK-ës në Hagë.

Uk Lushi një nga organizatorët tha se : Protesta e 1 Prillit, do të jetë kundër shkeljeve të deritanishme Gjykatës Speciale, që u janë bërë të akuzuarve nga Kosova: “Protesta, do të ketë kërkesë gjykimin e shpejtë, e të drejtë , pra, “fer” të të akuzuarve si Presidenti Thaçi, dhe të tjerët. Protesta po ashtu do të kërkoje nga Gjykata Speciale që te ndiqen kriminelët serbë dhe ajo të zhvendoset në Prishtinë.”