U diplomua me xhubletë, ky është mesazhi i Mary Camaj për shqiptarët në Diasporë

E shtunë, 14 Shtator, 2024

Mary Camaj është një nga mijëra fëmijët shqiptarë të lindur dhe rritur në Diasporë nga prindër shqiptarë. Por në ndryshim nga shumë moshatarë te saj Mary origjinën shqiptare e ka kthyer në një mision. Njohjen e gjuhës shqipe e konsideron si pasuri, një pasuri që është zotuar ta shfrytëzojë për të hulumtuar në burime origjinale dhe për të treguar historinë e kombit të saj të gjithë atyre fëmijëve shqiptarë që nuk kanë mësuar gjuhën shqipe.

Veshja e xhubletës në ditën e saj të diplomimit nuk ishte zgjedhje e rastësishme, është hapi i radhës në rrugën e saj të promovimit dhe të ndërgjegjësimit për historinë e kombit shqiptar dhe kulturën e tij.

“Sot u diplomova në Universitetin e Kolumbias me një diplomë master në Shkenca Politike. Gjatë vitit të fundit kam prodhuar punë që fokusohet në mënyrë eksplicite në popullsinë autoktone shqiptare të Ballkanit, me synimin për të futur perspektivën shqiptare në ligjërimin akademik dhe për të rifituar narrativën mbi rajonin. Jam shumë mirënjohëse dhe krenare që kam qenë në gjendje të përdor gjuhën shqipe në studimet e mia dhe të jap prioritet punën e autorëve shqiptarë në kërkimin tim. Ndërkohë që kam lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara, në radhë të parë jam një femër shqiptare dhe identiteti im do të jetë gjithmonë thelbi i asaj që bëj”, është shprehur ajo në një postim në rrjetet sociale.

Mary Camaj në vitin 2023, përfundoi kolegjin Manhattan dhe u diplomua në Studime Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike. Aty ka bërë prezantime të shumta dhe ka shkruar punime të panumërta për Shqipërinë. “Unë kam folur për padrejtësitë e shqiptarëve në Preshevë, për përpjekjet e integrimit të Shqipërisë në Evropë dhe shkrova tezën time për lëvizjet që u shfaqën në Malësi dhe Çamëri pas Konferencës së Londrës të vitit 1913” thotë për Diaspora Shqiptare ajo.

Masterin në Shkenca Politike në Universitetin e Kolumbisë e përfundoi veçanërisht duke u fokusuar në rajonin e Ballkanit dhe shtetet që zotërojnë popullsi autoktone të shqiptarëve etnikë.

“Kam në plan të bëj kërkime për të mirën e kombit shqiptar dhe besoj se është e rëndësishme që vetë shqiptarët të informojnë botën për to dhe të mos mbështeten në rrëfimet e studiuesve të huaj. Jam me fat që mund të flas dhe të shkruaj në shqip, pasi kjo më ndihmon të hulumtoj shumë burime. Fatkeqësisht shumë fëmijë të diasporës nuk mund të thonë të njëjtën gjë, dhe për këtë arsye shpresoj të bëj kërkime që i ndihmojnë fëmijët e tjerë të diasporës shqiptare të inkurajohen të mësojnë më shumë për rrënjët e tyre dhe të shkruajnë për identitetin e tyre në punimet e tyre. Për më tepër, jam e gëzuar dhe me fat të them se jam studenti i parë në historinë e Universitetit të Kolumbias që kërkoj, bëj dhe kaloj një provim të aftësisë së njohurivë të gjuhës shqipe. Ky provim shërben si plotësim i kërkesës për aftësi kërkimore për diplomën time (që mund të plotësohet nga rrjedhshmëria e një gjuhe të huaj), duke treguar se jam e aftë të përdor gjuhën shqipe në kërkimet dhe studimet e mia. Duke qenë se provimi nuk ishte kërkuar kurrë më parë, universiteti fillimisht nuk kishte mjetet për ta siguruar atë për mua. Tani, shpresoj që shumë studentë të tjerë në të ardhmen do të mund t’i nënshtrohen një provimi të tillë dhe të përdorin shqipen edhe në studimet e tyre” shpjegoi për Diaspora Shqiptare Camaj.