‘Vatrani i harruar’,historia e themeluesit të bandës Vatra, në teatrin e Korçës

E premte, 17 Maj, 2024

Të dielën në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë u shfaq premiera “Vatrani i Harruar” e shkruar nga Teodor Laço dhe vënë në skenë nga Milto Kutali, e cila është një hymn jo vetëm për Korçën dhe korçarët, por kombin shqiptar.

Ditën e diel në mbrëmje “kumtin” e kësaj shfaqje e dha me një “parahyrje” nga shkallët e Teatrit “A.Z. Cajupi” , banda muzikore e qytetit,  e cila zgjoi kërshërinë e korçarëve në zemër të qytetit. Ndërkohë, që në një sallë të mbushur plot me artdashësit korçar, mes tyre dhe personalitete te artit, kulturës, dhe fushave të tjera të këtij qyteti prisnin për të parë shfaqjen “Vatrani i harruar”.

Korça, e atdhedashurisë, qyteti i dashurisë dhe serenatave të përjetshme, solli me këtë rast ne qytetin e tyre mbas afro një shekulli Thoma Nasin, atë atdhetarin dardhar i cili krijoi bandën e parë muzikore  me emrin e madh “Vatra” në Korçë, teksa ai e la Amerikën me familjen e tij për Shqipërinë.

Më 1925 atij iu ngarkua nga Mbreti Zog pasi ai i dha një “torbë” me flori të organizonte krijimin e bandës muzikore, zhvillimin e jetës muzikore dhe sistemimin e edukimit muzikor në vend, duke krijuar kështu edhe të parën bandë muzikore mbas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Naltmadhëria e tij, Zogu i I, i tha Thoma Nasit në atë kohë se: ”Ai komb që ka hymnin e tij pa Bandën muzikore – nuk mund të jetë komb”. Andaj po ti jap këto florinj, që kjo bandë të quhet “Banda Presidenciale Shqiptare”

Mirjana Deti, bashkëshortja e Teodor Laços, ishte në Korçë, së bashku me djalin e saj Pandi Laço, dhe ishte narratore e kësaj shfaqje.

Ajo tha se Thoma Nasi mbasi krijoji këtë bandë muzikore u largua nga Shqipëria më 1926 dhe u vendos sërish në ShBA, ku vazhdoi të punonte si dirigjent i orkestrave frymore të kishave ortodokse shqiptare në Massachusets.

Për këtë ai është sot një ndër figurat më markante të artit dhe kulturës i cili erdhi në Shqipëri nga kolonitë e para shqiptare në Amerikë, që ishin mbledhur në atë kohë përreth Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.

Në shfaqjen e shkëlqyer për më shumë se një orë në qendër të saj ishte i vendosur Thoma Nasi, ndërkohë që për rreth tij lëvizin nën interpretimin e shkëlqyer aktorët, duke luajtur figura të nderuara të kombit tonë, si Fan Noli apo Ahmet Zogu. Figura këto që bënë histori, por dhe djem korçarë si, Kristaq Antoniu, Paparisto, Mihal Ciko, dhe vlonjati Ali Asllani etj… figura këto që sakrifikuan gjithçka për emancipimin dhe edukimin kulturor e patriotik jo vetëm të Korçës, por edhe të kombit shqiptar!

Vepra erdhi në dy mbrëmje mes korriku në skenën e Korçës me interpretimin e aktorëve Kristian Koroveshi, Dasara Xhangolli, Miriana Deti, Guri Koço, Ligoraq Riza, Franc Bregu, Xhuliano Brisku, Mateus Frroku, Barjam Dosti, Kristi Baçe dhe Barius Hoxhalli.

Skenografia në vepër është e Beqo Nanaj.

Dhe me një gërshetim të shkëlqyeshëm me pjesëmarrjen e korit “Lyra” dhe Bandës së Qytetit, të përgatitura dhe drejtuara nga mjeshtri Pandi Bello.

Artëdashësit korçarë duartrokiten disa here lojën e shkëlqyer të aktorëve dhe interpretim  korit të famshëm “Lyra” me dirigjent mjeshtrin Pandi Bello.

Shfaqja “lundroje” gjatë 90 minutave mes emocioneve të bukura që sollën nëpërmjet interpretimit të tyre të mrekullueshme aktorët e talentuar të kësaj trupe: Kristian Koroveshi, Dasara Xhangolli, Miriana Deti, Guri Koco, Ligoraq Riza, Franc Bregu, Xhuliano Brisku, Mateus Frroku, Barjam Dosti, Kristi Baçe, Bario Hoxhalli.

“Vatrani i harruar”, shkruar nga Teodor Laço dhe vëne në skënë me plot mjeshtëri nga Milto Kutali, duket se ri-solli këtë verë para këtij publiku artëdashës korcar edhe një herë veprimtarinë e shquar të disa figurave me eminente shqiptare të asaj kohe si Fan Noli, Ahmet Zogu, Mihal Ciko, figura të cilët sakrifikuan aq shumë për emancipimin dhe zhvillimin kulturor e patriotik të vendit.

Vepra në teatrin Andon Zako Çajupi

Vepra teatrore u shfaq në datat 10 dhe 11 korrik në qytetin e Korçës dhe sipas regjisorit të njohur Milto Kutali edhe vetë autori kishte shprehur dëshirën, që të ishte në skenën e këtij teatri:

“Si regjisor kjo vepër mbyll këtë sezon aktivitetin tim artistik. Vepra është shkruar nga Teodor Laço, që kishte dëshirën ta vinte në skenë teatri “Andon Zako Çajupi” i Korçës”, tregoi regjisori Milto  Kutali.

Thoma Nasi emigrant në Amerikë mblodhi instrumentistë dhe krijoi më 1917 bandën muzikore shqiptaro-amerikane “Vatra”.

Në ngjarjet e veprës, regjisori Kutali tregon se vite më parë një grup shqiptarësh lanë Amerikën dhe erdhën në Shqipëri dhe iu bashkuan Luftës së Vlorës, ku lindi dhe kënga “Vlora- Vlora” me tekst të Ali Asllanit dhe me muzikë të Thoma Nasit.

“Sigurisht gjithë vepra i kushtohet këtij aktiviteti të bandës dhe shoqërisë së arteve të bukura, që filloi aktivitetin e vet në Korçë edhe me personalitete të tjera artistike si Mihal Ciko, Vangjush Mio, Sokrat Mio. Më pas aktiviteti i tyre u shtri edhe në Tiranë dhe personazhe në këtë vepër janë edhe personalitete të politikës si Fan Noli, Ahmet Zogu”, tregoj ai.

Sakaq, ai qe na solli nepermjet kesaj drame, ate “famemadhen” Vatra nepermjet figurave me te pikasuar te saj si Noli, dhe Konica, regjisori i shfaqjes, Milto Kutali, tha se vepra të tilla duhet të vendosen me shpesh në skenë, për të dëshmuar sakrificat që atdhetaret kanë bërë ndër vite për vatanin.

“Vij nga Gjirokastra, edhe aty u vu në skenë vepër kombëtare. Dhe, mendoj që ishte momenti i duhur të vihej kjo vepër në skenë, sepse unë mendo je sot me shume se kurrë mjedisi social shqiptar duhet të kthehet në idealizmi”, tha Kutali.

Regjisori Milto Kutali tregoi se me këtë shfaqje  është bërë një vepër, që ka rëndësi dhe për vlerat historike.

“Ngjarjet e veprës janë 100 vjet më parë, por gjithçka i kushtohet 110- vjetorit të bandës muzikore “Vatra” dhe aktivitetit të Thoma Nasit dhe të tjerëve. “Vatrani i harruar” është një vepër, që ka shumë vlera dokumentare edhe historike, padyshim dhe për të evidentuar dhe për ti dhënë një vlerë të duhur kontributit të artistëve edhe në lëvizje të tilla shumë të rëndësishme siç ishin ato kohëra të vështira për Shqipërinë”, na tha regjisori i njohur Milto Kutali për këtë vepër, që shënoi premierën në skenën teatrore. Vepra

Ne qender te kesaj shfaqje eshte vene figura atdhetare e vatranit Thoma Nasit, dardharit i cili krijoi bandën “Vatra” në Korçë dhe la Amerikën për Shqipërinë, nen interetimin e Kristian Koroveshi, i cili ishte aktori kryesor.

“Një vepër historike që është përgjegjësi në të njëjtën kohë jo vetëm e pikëpamjes profesionale por edhe historike dokumentare. Është fat dhe privilegji shtohet, do i kthehem vetes nesër dhe do them” oh kam luajtur Thoma Nasin”, jam përpjekur të shkoj deri në figurë në një qyteti që unë e dua shumë, jam vet nga Korça”, u shpreh ai.

“Është një vepër që meriton shumë kujdes në rrafshin historik në ardhë të parë dhe në përgatitjen profesionale për të sjellë të gjallë personazhe të cilët janë të njohur për historiografinë shqiptare. Kjo është një vepër me rëndësi dhe për banorët e Korçës pasi i bën jehonë disa veteranëve të periudhës pas 1920, të cilët lanë Amerikën për të ardhur në atdhe. Vepra ka një refleksion të shkëlqyer me kohën që ne jetojmë, për t’i dhënë një hop cilësor dhe lëvizjes kulturore në Korçë’- tha regjisori Milto Kutali.

Pandi Laço i biri i shkrimtarit të njohur Teodor Laço tregoi rëndësinë që kjo vepër kishte për babain e tij, ndërkohë nuk fshehu emocionet e marra. “Sigurisht që ardhja e Vatranit Thoma Nasi është subjekt për film në Hollywood, që të lërë luksin e Amerikës dhe të vijnë luftojë në Vlorë të ngrejë moralin e luftëtarëve në 1920 është subjekt filmi. Është një vepër e tim eti dhe për një arsye gati kapricoze u zbulua”, theksoi Laço.

Jeta kulturore dhe artistike e Korçës u zhvillua rreth viteve 1920 e mori hov për të mos u ndalur me dhjetëra banda muzikore.

Ilir Jano në statusin e tij në fb shënoi:

Mirenjohje zotit Teodor Laço per dramen e tij “Vatrani i Harruar”. Ne menyre kaq koncize, kaq fisnike, kaq artistike vjen jeta dhe vepra e njerit prej korcareve patriote te shekullit te kaluar, qe luftoi e mbrojti dinjitetin shqiptar, jo me arme, po me muzike, me kulture, me mendesi perparimtare, me ideale fisnike, per ta pare vatanin te barabarte me kombet e tjera europiane.

Me kastën e përzgjedhur të aktorëve dhe këngëtarëve, si Kristian Koroveshi, Dasara Xhangoli, Franc Bregu etj. Shfaqja “Vatrani i Harruar” u mirëprit nga publiku korçar i cili e përcolli me emocione dhe duartrokitje.

“Vatrani i harruar” ishte shfaqja më e re që ngjitet në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi”. Vërtetësia historike, por dhe interpretimi mjeshtëror artistik i kësaj vepre madhore, e shkruar nga Teodor Laço dhe e vënë në skenë nga Milto Kutali, mbetet si një himn jo vetëm për Korçën dhe korçarët, por për të gjithë shqiptarët.