Itali/ Suela Plaka, shqiptarja që kandidon për këshilltare në Lombardi

E martë, 23 Prill, 2024

Një histori suksesi e një gruaje shqiptare vjen nga Italia. Suela Plaku emigroi 20 vite më parë drejt vendit fqinj, ashtu si shumë të rinj të tjerë, në përpjekje për të realizuar veten dhe aspiratat e saj. Ndjeshmëria ndaj çështjeve sociale e çoi drejt angazhimit në politikë, ku sot kandidon si këshilltare në Lombardi në provincën e Bergamos. Sfida e saj është të ndryshojë Lombardinë, një detyrim ndaj vetes dhe brezave të ardhshëm, në drejtim të mbrojtjes së një sistemi shëndetësor publik dhe integrimin me të drejta të plota të emigrantëve në Itali.

Ajo u vendos në Itali në vitin 2002 për të kryes studimet në Shëndet Publik në Universitetin e Breshias, gjatë kësaj periudhe pati mundësinë të angazhohej në kauza sociale të ndryshme, të cilat do të ishin dhe hapi i parë drejt angazhimit politik.

“Me thënë të drejtën nuk isha unë ajo që u angazhova në politikë vitet e para. Ishin institucionet, që duke parë impenjimin tim në fushën sociale më zgjodhën. Në vitin 2013 më emëruan si Zëvendës Presidente e Komisionit të Mundësive të Barabarta në qyteti, ku jetoja. Në atë periudhë fitova dhe betejën time të vogël kundër ASL të Breshias” tregon ajo.

“Në ato vite në Lombardi profesionistët e huaj të shëndetit, edhe pse kishin përfunduar studimet në universitetet italiane dhe jetonin në Itali, nuk kishin të drejtë të punonin në spitale publike pa nënshtetësinë italiane.

Nëpërmjet shoqatave të ndryshme që merreshin me anti-diskriminimin lobuam për ndryshimin e ligjit. Aty kuptova fuqinë që ka politika në ndikimin dhe përmirësimin e jetës të njerëzve. Karriera ime politike nisi në vitin 2021, ku u emërova këshilltare në komunën ku jetoj”.

Aktualisht ajo punon për Mbrojtjen e Shëndetit Publik, që po shkon drejt privatizimit, duke iu ofruar atyre që nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar vizitat apo operacionet, që të kenë akses për të pasur të drejtën e kurimit.

Duke qenë vetë dikur emigrante padyshim që integrimi dhe të drejtat e emigrantëve në territorin italian janë në fokusin e saj.

“Këto ditë fushate elektorale po kuptoj akoma më shumë, që ata nuk ndihen të përfaqësuar nga politikanët italianë, nuk kanë interes për politikën. Një sfidë e ardhshme është promovimi dhe angazhimi i të huajve në jetën politike të Lombardisë. Është e vetmja armë që kemi në dispozicion për të ndryshuar Lombardinë” thotë ajo. .

Suela Plaka prej shumë vitesh punon në qendra shëndetësore, ku merret me Promovimin e Shëndetit dhe si profesioniste e lirë në një studio private si nutrizioniste (Edukim Nutrizional dhe Mënyrë Jetese të Shëndetshme).

“Sot ndihem një grua e realizuar nga ana personale dhe profesionale. Në rrugëtimin tim kam mbështetjen e bashkëshortit dhe dy fëmijëve të mi, djalit 17 vjeç dhe vajzës 11 vjeç. E ndjej si detyrim, jo vetëm ndaj vetes, por edhe për brezat e ardhshëm mbrojtjen e një sistemi shëndetësor publik dhe integrimin me të drejta të plota të emigrantëve në Itali”, përfundon ajo.