Poetja shqiptare Irma Kurti boton librin e 20-të në gjuhën italiane

E enjte, 28 Mars, 2024

Poetja shqiptare boton librin e saj të 20-të në gjuhën italiane të titulluar: “Persi tra i colori” (Humbur mes ngjyrash). Libri mban logon e shtëpisë Botuese Youcanprint në Itali. Në parathënie autorja shkruan: “Libri përmban 60 lirika dashurie të pabotuara më parë. Një pjesë e tyre janë shkruar në kohën e izolimit, gjatë pandemisë, atëherë kur ndiheshim të burgosur brenda mureve të shtëpisë që, kushedi pse, nuk na dukej streha më e sigurt, por një hapësirë e pamjaftueshme për të marrë frymë e për t’u ndjerë të çlirët. Shumë vargje, pra, janë shkruar në kohën kur në Itali dhe pikërisht në qytetin tim, Bergamo, që u bë epiqendra e epidemisë, ndiheshim vërtet të humbur mes ngjyrave, të cilat ndryshonin aq shpesh, në varësi të situatës, duke na bërë të ndiheshim konfuzë; atëherë kur një zile telefoni a një bisedë e thjeshtë dukej sikur të dhuronin botën. Do të doja që përmbledhja poetike Humbur mes ngjyrash t’u dhuronte njerëzve buzëqeshje në këtë kohë të vështirë, duke na bërë që ta përjetojmë sërish atë pështjellim ndjenjash dhe emocionesh që di të na e japë vetëm dashuria me dritëhijet e saj.” Fotoja e kopertinës nga Renilda Zajmi.

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 75 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, shumë prej të cilave kanë qenë çmime të para.

Ka botuar gjithashtu 26 libra në gjuhën shqipe, 10 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 13 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar në 10 vende të botës.