Emri dhe libri i Enver Robellit, mblodhi elitën shqiptare në Zyrih

E enjte, 28 Mars, 2024

Prej vitesh në bibliotekën ““Pestalozzi” në Hardaun të Cyrihut nuk mbahet mend një auditor figurash të shquara  shqiptare, përfshi edhe vet autorin e librit, “Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë”, Enver Robellin, i cili personifikon një personalitet, që prej vitesh ka bërë emër krahas se në publicistikën shqiptare edhe në ate zvicerane e më gjerë. -Edhe vet përmbajtja e librit ka një trajtesë të veçantë, ku përmes epizodeve të vogla ndriçohen ngjarje dhe ndodhi të mëdha

***

Në se i bëjmë një vështrim sado të vogël këtij promovimi, të cilin e shpalli të hapur Suela Jorgaqi, drejtuese e e Biblotekës “Pestalozzi”, në Hardau, vet tubimi vetvetiu, paraqiste një ngjarje të madhe. Pjesëmarrës në këtë promovim libri ishin edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni dhe kreu i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zyrih, Sami Kastrati.

Përndryshe, këtë promovim e bënte edhe më përmbajtës jo vetëm emri i autorit e vepra e tij, por edhe përzgjedhja e personaliteteve tona në Zvicër me arritje të veçanta në fusha të ndryshme, siç janë : Shpresa Jashari nga Universiteti i Edukimit në Zug, në fushën e gjuhësisë, Ylfete Fanaj, ish-kryetare e Parlamentit të Kantonit të Luzernit dhe kandidate për ministre në kantonin e Luzernit nga fusha politike dhe Prof. Dr. Med. Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Universitetin e Cyrihut.

Të gjithë këta në formë rrëfimesh shumë mbresëlënëse, para se për librin, folën për njohët e tyre të para dhe miqësinë e sforcuar prej vitesh me autorin.

Vet autori Robelli, pas leximit të disa fragmenteve nga libri, u përqendrua edhe te arritjet e shqiptarëve në Zvicër, duke e përmbyllë fjalën e tij me domethënie në shumë shpresëdhënëse në veçanti për brezin e ri, se “Ardhmëria sapo ka filluar”! Aq më parë që në relacione më të gjata, ky libër sipas autorit paraqet “Një kronikë e pazakonshme e shekullit 20-të»

Tejet simpatik ishte edhe moderimi nga  Xhetare Rexhaj, përfaqësuese e brezit tonë më të ri në shtetin helvetik, me arritje gjithnjë e më të mëdha.

Krejt në fund do theksuar se në mesin e libërdashësve dhe adhuruesve të autorit pati mysafirë jo vetëm nga kantonet zvicerane por edhe shtetet e afërme evropiane, në mesin e tyre edhe miq zviceranë e gjermanë.