Artistja italo-shqiptare Suela Niosi, mes dashurisë për artin dhe Durrësin

E shtunë, 20 Prill, 2024

Ka udhëtuar nga jugu i Italisë për të hapur ekspozitën e saj të parë në Durrës “Natyrë njerëzore” (Umana natyra). Piktorja italo-shqiptare Suela Niosi prezanton 30 tablo të saj para artdashësve, të punuara në harkun e 4 viteve të fundit.

Në shumë nga tablotë shpërfaqet figura femërore e ndërthurur me natyrën, që krijon një simbiozë mjaft domethënëse.

Më pëlqen shumë natyra dhe fytyrat e grave, prandaj kam krijuar një miksim mes të dyjave”,- thotë Suela.

Ngjyra e kaltërt është e pranishme në çdo tablo të punuar me akrilik dhe kjo për një arsye shumë të fortë.

“Jam rritur gjithnjë afër detit dhe për mua bluja përfaqëson detin. Përfaqëson jetën time, fëmijërinë time. Do jetë një element gjithnjë i pranishëm tek unë”.

E ëma, Alma, ishte gjimnaziste kur takoi kundëradmiralin italian Michele Niosi, që do të kthehej në dashurinë e jetës së saj.

“U njohëm rastësisht në një nga konferencat që atëherë u bënin në shkolla për ndihmat e gjërat që Italia po bënte për Shqipërinë. Ajo që më ra në sy ishte fakti se ai po fliste vetëm për problemet e  Shqipërisë dhe unë i thashë se do t’i tregoja gjërat e bukura të vendit tim. Ashtu nisi. Tani kemi 30 vjet martesë dhe dy fëmijë”, tha mamaja e Suelës, Alma Niosi Hoxha.

Të ndash jetën me një ushtarak nuk është aspak e lehtë, por sfida kishte nisur më herët për të.

“Nuk kam dalë jashtë familjes, vetëm kam ndryshuar armën… Mungesa sa të duash. Unë isha në Itali me fëmijët e vegjël dhe atëherë mësoja, ndërsa ai vazhdonte të ishte në Shqipëri në vazhdimësi me misionet Alba 1, Alba 2…” , tha mamaja e Suelës.

Të lumtur dhe më krenarë se kurrë, ata janë kthyer në Durrës për ekspozitën e Suelës.

Për mua Durrësi është si një shtëpi e dytë dhe ndihem krenare për këtë”,- thotë Suela, ndërkohë që simbolet kombëtare si shqiponja apo përkrenarja e Gjergj Kastriotit zënë vend në tablotë e saj.

Një autodidakte në pikturë, Suela thotë se kjo nuk do të mbetet ekspozita e saj e vetme.

Gjatë mbrëmjes, ajo u nderua me një certifikatë nga Shoqata Ndërkombëtare e Policisë (IPA), e cila iu dorëzua nga presidenti Skëndër Doda.