Shkupi, Prishtina dhe Selaniku festojnë 110 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë

E premte, 29 Mars, 2024

Pas takimit mbreslënës dhe pritjes vëllazërore që na bëri lideri Ali Ahmeti në Zajazin heroik, u drejtuam për të fjetur dhe vazhduar programimin tonë në Shkup.
27 Nëntor 2022. Mëngjesi gri vjeshtor i Shkupit, përveç gurgullimës së Vardarit që rrjedh drejt Selanikut, u mbush edhe nga zërat e grupit të Komunitetit Shqiptar të Selanikut në shëtitjen e tyre nëpër qytet.
Në krye me «udhërrëfyesin», Mehmet Prishtina, natyrisht qëndrimi i parë do të ishte tek busti i Hasan Prishtinës i ngritur madhështor në kryqëzimin kryesor të Shkupit.
Pasi kryem homazhet e rastit, biseduam për veprimtarinë e patriotit të madh në këtët qytet historik, ku vazhdimësia shqiptare gjallohet më së miri nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve i drejtuar me aq përkushtim nga profesor Skënder Hasani.
Vizita vazhdoi në vendin ku ka lindur e Shenjta Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, ku një fidan të bredhit që ka mbjellë vetë Nënë Tereza e morëm për ta mbjellë në Selanik.
Në orën 12 iu drejtuam Institutit të Skender Hasanit, ku pikërisht në këtët institucion do festonim së bashku me Fondacionin «Hasan Prishtina» 110 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë.
Ashtu, sipas zakonit shqiptar, drejtuesit e Institutit na pritën në hyrjen e jashtme duke na përcjellë në pavionet e tij mbushur me relike dhe dokumenta të rralla historike.
Në sallën e festimit të mbushur përplot, ishin të pranishëm gjithashtu edhe personalite shqiptare të Shkupit edhe Prishtinës si gjenerali i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Racaj, patrioti nga Kosova Naim Sopaj etj.
Skënderi me Mehmetin si kryeorganizatorët e kësaj veprimtarie, kishin menduar një mënyrë origjinale të festimit duke promovuar librin «Shkupi, vetë Historia e Kosovës» të autorëve Skënder Hasani, Mehmet Prishtina dhe Albert Ramaj.
Një libër i vyer për historinë e shqiptarëve dhe gjithë popullsive të tjera, posacërisht të Shkupit dhe gjithë krahinës dardanike, me dokumenta autentike të dy diplomatëve italianë që kishin shërbyer në Shkup në vitet 1908 dhe 1940, ish ministri i Jashtëm i Italisë A. Straineri dhe diplomati Ghigi.
Për librin kumtuan Prof. Skënder Hasani, Dr. Luan Zyka, misionari dhe studjuesi Mehmet Prishtina, dr. Sevdail Demiri etj., fjala e të cilëve u prit me interes nga të pranishmit, ku mes të tjerave u njohën me raportimet e diplomatëve italianë ku theksonin se « “Shkupi është kryeqyteti moral, politik dhe ekonomik i Kosovës. E gjithë jeta e shqiptarëve të Kosovës është e lidhur ngushtësisht me ngjarjet historike të këtij qyteti… Kosova pa Shkupin nuk ka asnjë domethënie morale e as politike”!
Ashtu si çdo festë, nuk mund të mungonte shfaqja artistike nga rapsodë të njohur dhe grupi i valleve «Iliria» e Shkupit me të rinj e të reja që aq bukur manifestuan traditat kulturore shqiptare.
Me emocione dhe duartrokitje u pritën recitimet e poezive të poetëve nga KSHS, nga vetë autorët, Valentina Mara – Shabani, Riko Hanelli dhe recitimi plot ndjenjë i Lindita Prendit.
E kudondodhura Elona Dumo Gjokeja me ndihmën e Perlës, përjetuan në fotografi dhe video gjithë veprimtaritë mbresëlënëse dhe historike të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Shkupi, vetë historia që vazhdon…