Spanjë/”Kur xhirohej një film” pjesë e ciklit Gratë kineaste dhe Perdja e Hekurt

E premte, 29 Mars, 2024

Kinoteka “Doré” në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar “Reina Sofia” kanë përgatitur ciklin filmik “Nga vendet e lindjes: Gratë kineaste dhe Perdja e Hekurt (1943 – 1993)”. Në këtë cikël janë përfshirë vepra të autoreve gra e vajza nga vende të ndryshme të ish bllokut komunist, mes të cilave dhe Shqipëria.
Ideatorët e këtij programi interesant janë përpjekur të përshkruajnë përmes filmave të përzgjedhur nga këto vende problematikat dhe rrethanat unike të grave autore, të kushtëzuara nga sistemi i atëhershëm, por dhe të evidentojnë talentin e tyre. Nga Shqipëria kanë përzgjedhur filmin e regjisores së mirënjohur, znj. Xhanfize Keko, Artiste e Popullit, “Kur xhirohej një film”, prodhim i vitit 1981.
“Kur xhirohej një film” ka trajtuar temën sociale të divorcit në familje dhe pasojat traumatike tek fëmijët, parë e vlerësuar me normat morale të asaj kohe dhe shoqërie. Skenariste kanë qenë Shpresa Vreto e Xhanfise Keko, kompozitor Aleksandër Peçi dhe operator Petraq Lubonja. Aktorët në role: Genti Basha, Violeta Dede, Viktor Zhusti, Marjeta Ljarja, Zhani Ziçishti, Drita Kallamata, etj.
Në programin e kinotekës filmi shqiptar është parashikuar të shfaqet në ditët e ardhshme. Të interesuarit mund ta ndjekin:
Filmoteca Española: Cine Doré
C/ Santa Isabel, 3; 28012 Madrid
E premte, 16 dhjetor 2022, ora 19:30, Salla 2