Ministra për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se për herë të parë u realizua pajisja me dokumenta biometrike për shtetasit shqiptarë të cilët vuajnë dënimin në Institucionet e vuajtjes së dënimit të Greqisë.
Ky proces i realizuar në bashkëpunim me autoritetet greke u mundësoi pajisjen me dokumenta 50 shtetasve.
Sipas njoftimit të MPEJ projekti pritet të shtrihet edhe në shtete të tjera ndërkohë që 190 mijë shërbime konsullore i janë ofruara shtetasve shqiptarë për 11 muajt e vitit 2022.