Audiobooks.Al një Platformë që bashkoi Vatranët me “Children of the eagle”

E enjte, 28 Mars, 2024

Ky prag pavarësie i bashkoi dhjetra shqiptaro -amerikanë në qendrën “Iliria”, Nju York në një veprimtari me vlera të shumta kulturore, gjuhësore dhe edukative.

Me  iniciativën e ish-Ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar Zotit Mal Berisha, në bashkëpunim me Shkollën shqipe “Children of the Eagle” , Federatën Panshqiptare Vatra, për rreth dy orë u shpalosën detaje rreth Platformës Audiobooks.Al, platformë kjo që u lançua disa vite më parë nga gjigandi i tregut shqiptar në fushën e sigurimeve “Sigal Uniqua Group” nën kujdesin e Presidentit të saj zotit Avni Ponari i cili u kujdes specifikisht që shpalosja e këtij aplikacioni të bëhej me kampionët e atdhedashurisë Vatrën dhe vatranët.

Përkrah veprimtarisë financiare dhe ekonomike, “Sigal Uniqa Group” ndihmon edhe në edukimin e bashkëatdhetarëve tanë me ndjenja patriotike nëpërmjet veprimtarisë kulturore dhe artistike.

Të pranishmit ndoqën edhe një material filmik nga orkestra më unike në Shqipëri që Sigali suporton nga një koncert në Valbonë mes bukurive të alpeve shqiptare.

Ky kujdes ndaj elementeve qënësore të jetës: shëndet, siguri, art dhe kulturë materializohet edhe në platformën Audiobooks.Al, ku përmes një aplikacioni të thjeshtë çdokush mundet të ndjekë autorët që dëshiron mes veprave të lexuara nga aktorë të njohur shqiptarë.

Shpjegimet e hollësishme të zotit Mal Berisha, anëtar Nderi i Vatrës i cili në mënyrë sistematike e fton komunitetin shqiptar të Nju Yorkut në mediume me në qendër librin , u ndoqën me mjaft interes nga të pranishmit ku nuk mungonin autorë të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, mësues, prindër , nxënës , të pranishëm brenda dhe jashtë auditoriumit pasi  të gjithë i bashkon gjuha shqipe, simboli ynë përbashkues.

Kjo veprimtari u mbulua nga televizioni Albanian Culture, me drejtues Adem Belliu, i cili ka një aktivitet 25 -vjeçar në komunitet, gjithashtu gazeta më e vjetër në median e shkruar shqip, gazeta Dielli me editorin e saj Sokol Paja u bë lajmi i parë i kronikës së kësaj ngjarjeje ku ndërthureshin natyrshëm platforma, organizata dhe qëllime me synim të përbashkët ; ruajtjen dhe lëvrimin madje edhe informimin përmes gjuhës  shqipe.

Takimi u përshëndet nga Presidenti i Nderit të Federatës Vatra, zoti Agim Rexha i cili kujtoi duke falenderuar kujdesin sistematik të zotit Avni Ponari ndaj Vatrës.

Drejtuesja e shkollës Shqipe Children of the Eagle zonja Drita Gjongecaj bëri një prezantim të detajuar të punës së saj dhe të stafit të saj, prindërve dhe nxënësve në këtë proçes plot sfida ku roli i platformave të tilla ka impakte në kushtet e ritmeve dinamike të kohëve që jetojmë.

Në përmbyllje të kësaj veprimtarie në skenë u ngjitën nxënësit e shkollës shqipe “Children of the eagle” të cilët interpretuan në gjuhën shqipe dhe kërcyen vallet tradicionale shqiptare veshur me kostumet e mrekullueshme kombëtare .

Duartrokitjet e sallës plot, ishin efekti më i mirë i këtij eventi i cili u përmbyll me një kokteil nga “Sigal Uniqua group” dhe shpërndarjen e stilolapsave që kjo kompani ia bëri dhuratë të pranishmëve mbi të cilat dalloheshin simbolet e Vatrës, Children of the eagle, Audiobooks. Al dhe Sigal Uniqua Group , si kujtesë e bukur e këtij nëntori që i bashkoi shqiptarët mes një platforme që flet shqip në zemër të Nju Yorkut .