Aktivitete letrare dhe Darka e Lamës në traditën kombëtare

E shtunë, 20 Prill, 2024

Organizuar nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në bashkëpunim me Klubin Letrar “Martin Camaj“ dhe Klubin Letrar “Bekim Berisha – Abeja“  në Moosburg u mbajt aktivitet i dhjetë letrar shoqëruar me elemente artistike të traditës së lashtë shqiptare.

Takimin e drejtoi Mentor Thaqi, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarë në Mërgatë, duke i përshëndetur  në emër të organizatorit uroi një mbrëmje të frytshme me letrat dhe artin e kulturës sonë. Kurse   Musa Jupolli, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Mërgatë mbajti fjalën e hapjes. Ai mes tjerash tha: “Nëntori dhe Qershori janë dy muaj të shenjtë të Arbërisë, janë muaj të shenjtë të kombit, janë gjuha dhe historia e trojeve Arbërore. Janë muaj dhe data të veçanta, që ndryshe nuk mund të ndodhte. Rruga ishte e gjatë, e mundimshme për ta shpëtuar kombin nga pushtues të egër, për t’i ruajtur vlerat Ilire-Arbërore, gdhendur në gur me shkronja ari. Është Flamuri që na e përkujton shpëtimtarin e kombit, që bota e njeh me emrin Gjergj Kastrioti, është mu ky Flamur që u ngrit në Krujë me 28 Nëntor 1443 e që na e ruajti gjuhën dhe emrin, po me këtë Flamur me 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, po me këtë Flamur u themelua Lidhja e Prizrenit me 10 qershor 1878, po me këtë Flamur me 10/12 Qershor 1999  erdhi liria e Dardanisë”
Të pranishëm ishin edhe figura politike nga Atdheu, mes tyre Faton Peci, Ministër Bujqësisë i Republikës së Kosovës, Shaip Kamberi, Deputet në Parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Medvexhës dhe Bujanovcit. Afrim Nura, Kosull nga Repulika e Kosovës në Bavari.  Të tre zyrtarët e ftuar nga Atdheu përshëndeten mërgimtarët dhe aktivitetin e bukur letrare të traditës.  Ata shprehën fjalë respekti për mërgatën si pjesë e një trupi të përbashkët të Atdheut.
Sylë Bajrami, kryetar i Shoqatës …  i përshëndeti të pranishmit dhe ofroj të incizuar në zë Martin Camajn, një përshëndetje e ngrohtë historike e ruajtur me kujdes. Kjo përshëndetje u prit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Në orën letrare prezantuan veprat e tyre letrare nga të cilat autoret/ët lexuan pjesë të zgjedhura përcjellë me muzikë e cila i dha ngjyrë e shije fjalës artistike. Krijimtaria e përcjellë nga juria e Lidhjes së Shkrimtarëve në Mërgatë ndau shpërblimet tradicionale vjetore.

Çmimin vjetor në poezi “Pena e Artë – Matin Camaj”  iu nda krijuesit të njohur Sylë Bajrami. Çmimi i LKSHM “Fran Tanushi” për poezi Xhevat Muqaku, ndërsa për prozë shkrimtarit Muharrem Blakaj.  Çmimi “28 Nëntori”, piktorit Milazim Ukëhaxhaj, Çmimi “Kongresi i Alfabetit” e mori Shkolla Shqipe në Freising, respektivisht mësuesja  Nife Arifaj.   Mirënjohje të veçanta iu ndanë: z. Shaip Kamberit, Faton Pecit, Ministër,  Konsullatës së   Republikës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Republikës së Kosovës. Mirënjohje iu nda  Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Austri “Aleksandër Moisiu”, për aktivitet e saja botuese me rëndësi gjatë vitit. Kurse kryetarit të kësaj Hazir Mehmeti iu nda mirënjohje për botime të dy veprave letrare e publicistike. Mirënjohje morën edhe Milaim Krasniqi, Gazmend Dashi, nxënësja 12 vjeçe Lorina Nebihi. Mirënjohje e veçantë për promovim kulture dhe ruajtje tradite, për vallen burimore Familjes Kurti; Imer e Zyla Kurti  dhe pesë fëmijët e tyre.  Mirënjohje të veçantë iu nda veprimtarit atdhetar Brahim Gërvalla,

Tetë vite me radhë “Pena e Artë – Martin Camaj”, punohet dhe sponsorizohet nga artisti Sokol Ahmetaj i cili jeton në Francë.

Mbrëmja letrare përveç ndarjes së çmimeve vjetore u shoqërua me lexime poetike nga autorë: Sylë Bajrami, Xhevat Muqaku, Mentor Thaqi, Musa Jupolli, poezi nga Fran Tanushi në shenjë kujtimi me rastin e njëvjetorit të ikjes në amshim.

Darka e Lamës u shoqërua me ceremoni nga tradita kombëtare shoqëruar me kostume kombëtare dhe në veçanti plisi si simboli i vjetër, vegla muzikore frymore: fyej, kavall, okarina  të punuara nga legjenda e folklorit burimor Shaqir Hoti.  Tradita e pritjes së të ftuarve, ngritja e dollisë festive, fjala e mysafirit dhe nikoqirit, përkujtuan odat tona në kullat e njohura shqiptare. Regjisor i të gjitha këtyre ishte poeti i njohur Mentor Thaqi me ndihmën e grupit të tij.

Pjesa folklorike u shoqërua me këngë e valle të luajtura me vegla muzikore tradicionale shqiptare: lahutë, sharki, çifteli, def, okarinë, kavaj fyej etj.   Në mbrëmje u promovua filmi “Mesazhi i Dëshmorit” me  regji nga Nexhat Nebihi.

Tradita dhjetëvjeçare e Penës së Artë – Martin Camaj është pasuri letrare e artistike e cila e meriton mbështetjen e të gjithëve, në veçanti institucioneve tona dhe bizneseve. Kjo do ta pasuronte ruajtjen e traditës, kulturës dhe mbi të gjitha gjuhën shqipe brezave në mërgatë, aq e domosdoshme.   Përgëzime!