Ilirian Shima, vlera e shtuar e artit shqiptar në Greqi  

E premte, 19 Prill, 2024

Lindi në Tiranë, më 1964. Ai ka mbaruar shkollën Artistike “Jordan Misja” dhe Institutin e Lartë “Artet e Bukura” në degën Skulptor. Që student ai dallon me basorelievin e diplomimit “Shtegtimi”, vepër që vazhdon të jetë e instaluar në hollin e Fakultetit të Artit Skenik në Universitetin e Arteve, duke e bërë një nga veprat e pakta të diplomimeve që i ka rezistuar kohës.

Kontakti i parë i tij me Greqinë daton në vitin 1991, me një udhëtim për të njohur artin e lashtë grek, art që la mbresa në jetën tij artistike dhe personale çka ndikoi të bëhej edhe pjesë e jetës artistike dhe sociale të këtij vendi të lashtë. Falë talentit Iliriani në pak kohë arriti ë të krijojë një reputacion mes skulptorëve grekë dhe të jetë i pranishëm në shumë ekspozita dhe galeri. Tashmë Iliriani ka studion e tij ku krijon, frymëzohet dhe punon çdo ditë për diçka të re.

Pas viteve ’90 si në shumë fusha të jetës edhe në art u riformatua hierarkia artistike duke sjellë në skenë një brez të “ndryshëm” artistësh, të cilët e shihnin formën dhe mjetin si një mënyrë për të qënë më komunikues dhe intim me publikun. Dhe kur flasim për këtë gjeneratë artistësh, nuk mund të mos fokusohemi tek Ilirian Shima. Në sajë të formave të thjeshta dhe elegante, artisti Shima krijon narrativë intriguese dhe e fton shikuesin të krijojë interpretimin e tij, duke u kthyer në një bashkëbisedim të heshtur, që nuk duhet ndërprerë. Punimet e tij janë aq të plota në thjeshtësinë e tyre, sa që sa më i përpiktë është paraqitja, aq më e plotë është forma dhe kuptimi i tyre.

Mjeshtri Shima eksperimenton vazhdimisht, duke bërë që të jetë në kërkim të rrugëtimeve të reja. Ai ka hapur 12 ekspozita. E para starton në 1991, duke u ndjekur më pas nga ekspozita të tjera në 2001, 2002, 2004, 2006, 2007, 2008 si në galeritë e Athinës, ashtu edhe në galeritë evropiane dhe ato amerikane. Një ndër ekspozitat që ka shenjuar jetën artistike të Ilirianit është ekspozita “FARAJON” e hapur në Tiranë me mbi 40 vepra, që i kushtohen origjinës së lashtë ilire dhe që inspirohen nga imazhi i një vathi ilir 4000-vjeçar, çka tregon dashurinë që artisti ka për vendin e tij, për gjenezën e tij si shqiptar. Gjithashtu, në 100 vjetorin e pavarsisë, u shpall fitues mes 11 studiove që morën pjesë në konkursin kombëtar për monumentin e Kongresit të Lushnjes, “Shpiponjën Dykrenare” prej bronxi. Vepra është e vendosur në parkun e madh të qytetit, përballë shtëpisë ku u mbajt Kongresi.

Një tjetër moment kulmor i krijimtarisë së tij artistike është monumenti i Homerit vendosur në ishullin Ios, ku ndodhet edhe varri i poetit të lashtë grek. Kjo vepër është një nga destinacionet turistike kulturore të ishullit dhe konsiderohet si një arritje tejet ambicioze për çdo krijues. E veçantë ishte edhe ekspozita “The sound of art”, një ndër ekspozitat më mbresëlënëse të Shimës, në bashkëpunim me “Crystal Audio” duke krijuar skulpturën zanore “Melody”, që lë një përshtypje të fortë me pamjen e veçantë, duke promovuar kështu akustikën dhe artin e skulpturës njëkohësisht. Si një mjeshtër i rrallë i mermerit, Iliriani po punon me një tjetër vepër arti, monumentin e të madhes Nënë Tereza, si një figurë që sipas Shimës i ka kaluar dimensionet njerëzore.

Krahas daltës, Shima nuk ka ndarë as penelin duke qenë kështu sa një skulptor i suksesshëm aq edhe një piktor origjinal, një nga pasionet që e ka shoqëruar gjithë jetën. Pikturat e tij janë një thirrje e brendshme e artistit për të dalë jashtë kornizës asfiksuese të kohës, si dhe një kërkesë e brendshme për liri. Veҫojmë këtu pikturat “Mjeshtri”, Vajza qeramiste”, “Muza”, etj, etj.

Dhe një artist me vlera nuk ka se si të mos vlerësohet e nderohet. Iliriani është nderuar me disa ҫmime si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.

Ilirian Shima – sinjifikimi i artistit të realizuar dhe vlerë e shtuar e artit shqiptar në Greqi!!

*Marrë nga faqja facebook e Ambasadës shqiptare në Greqi