Nga Italia drejt Lushnjes për të organizuar “Mikrofonin e Artë, Vaçe Zela” 

E premte, 29 Mars, 2024

Jeta kulturore në Shqipëri ka nevojë për shumë vëmendje dhe investim, nga pushteti vendor, qoftë për atë çka sjell në publik, por edhe për shpalosjen dhe zhvillimin e talenteve në muzikë, poezi, kinematografi, etj. Publiku shqiptar ka më shumë nevojë të ndjekë ngjarje kulturore për edukimin dhe disiplinimin e brezave të rinj, sesa të shohin ngjarje makabre nga më të shëmtuarat që përcjell çdo ditë kroniza e zezë e lajmeve, duke u bërë një shembull i keq për shumë të tjerë. Ajo që është për t’u vlerësuar dhe nënvizuar është se si një emigrant, i cili punon dhe vetësakrifikohet në një vend të huaj, sjell projekte kulturore dhe humanitare për Shqipërinë, duke mos harruar vendin e origjinës. Etleva Rrapa, e cila prej 23 vitesh jeton dhe punon në Itali, është organizatorja e Festivalit “Mikrofoni i Artë, Vaçe Zela”, në Lushnje. Ajo, së bashku me kreun e Shoqatës Kulturore në Mbështetje të Grupeve Vulnerable, z.Adriatik Gega, pas një pune disa mujore, arritën të realizojnë “Mikrofonin e Artë, Vaçe Zela”, ngjarje e cila i kaloi të gjitha pritshmëritë. Kjo ngjarje kulturore pati për qëllim rizgjimin e figurave madhështore si Vaçe Zela, dhe do të thotë më shumë investim në kulturë. Etleva Rrapa rrëfen se biletat e festivalit u shitën të gjitha, duke shtuar se kjo do të bëhet një kulturë duke sjellë të tjera aktivitete të ngjashme. Në këtë festival, nën tingujt e muzikës së këngëtares së madhe, Vaçe Zela, ishin të pranishëm figura të ndryshme, ndërkombëtarë, kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, deputetja e Parlamentit, Lindita Buxheli, etj. E veçanta është se mori pjesë edhe vajza e Vaçes, Irma, e cila kishte ardhur posaçërisht nga Zvicra, për të nderuar figurën e nënës së saj. Etleva Rrapa është organizatore e shumë projekteve të tjera kulturore dhe humanitare. Ajo, me organizatorë të tjerë, u ka ardhur në ndihmë jetimëve, familjeve me probleme ekonomike, moshave të treta, etj, me veshëmbathje, ushqime, batanije, e cdo gjë tjetër të nevojshme.

-Është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar që emigrantët shqiptarë jo vetëm punojnë për të arritur sukseset e tyre, por japin kontribut të vyer nga vetja, në realizimin e projekteve kulturore, humanitare, edhe me karakter politik për Shqipërinë, duke mos e harruar vendin e tyre. Ju jeni një nga organizatoret e eventit “Mikrofoni i Artë, Vaçe Zela”, në Lushnje, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore në Mbështetje të Grupeve Vulnerable. Si lindi ideja e organizimit të kësaj ngjarje kulturore, dhe si u prit nga publiku i dashur i Lushnjes?

Festivali kulturor humanitar, “Mikrofoni i Artë, Vaçe Zela”, lindi në muajin Maj, ku u përpoqa të gjej një ide origjinale e të drejtpërdrejt për publikun. Unë, bashkë me z.Adriatik Gega menduam se i kemi mrekullitë në qytet; mjafton t’i vlerësojmë, të mos i harrojmë, e ku më mirë se nëpërmjet një festivali live dedikuar fëmijëve nga mosha 5-15 vjeç, nga të gjitha trevat shqiptare e jashtë. Mund ta përmbledh me shumë fjalë si e priti publiku, por do të cilësoja që publiku bëri sold out, pasi edhe në këmbë qëndruan. Publiku qau e duartrokiti fëmijët, dhe, deri në orët e vona pas festivalit, njerëzit nëpër rrugë këndonin, ndalonin e emocionoheshin nën tingujt e Vaçe Zelës.

-A i arriti pritshmëritë tuaja ky event, dhe çfarë emocionesh morët mbrapsht ju si organizatore?

Pas një pune disa mujore, festivali kaloi çdo pritshmëri dhe, une, si organizatore, bashkë me z.Adriatik Gega morëm emocione të papara. Shumë fëmijë konkurrues qanin në skenë, ndërsa unë i mbështillja në përqafime e u jepja prapë mikrofonin nga e para. Artistët e vegjël kënduan edhe ulur në gjumë në skenë, kërcyen, duartrokitën e bënë tifo për shokët, ndërsa salla e teatrit u ndez nga drita e telefonave, parrullat me emra të konkurruesve e me gjyshet, prindrit e shokët e shkollave, që këndonin çdo këngë. Kjo ngjarje kulturore solli rizgjimin e dëshirës për t’iu rikthyer kulturës live larg gjërave të montuara më parë në tavolinë.

-Cilat ishin çmimet që u ndanë pas eventit, dhe si u pritën nga pjesëmarrësit?

U ndane tri çmime të para e tri speciale. Fëmijët i pritën me emocion çmimet; ne u dhamë çertificatë pjesëmarrje, fëmijëve të edicionit të parë. Shpresoj që të sjellim aktivitete të tjera, të cilat do të jenë të hapura për grupet vulnerable, por edhe në përfshirjen e çdo shtrese të shoqërisë.

-Ju znj.Etleva jeni organizatore e shumë projekteve të tjera me karakter humanitar për të mbështetur shtresat në nevojë. A do të sillni projekte të tjera të ngjashme, që do të ndikonin pozitivisht në jetën kulturore të qytetarëve shqiptarë, por do të ishin dobiprurëse edhe për grupet vulnerable në shoqërinë tonë? Sa herë në vit organizohen projekte të tilla, dhe, konkretisht, ku konsiston ndihma juaj? Cilat janë ato shtresa që ju u gjendeni më pranë?

Shoqata, të cilën unë e përfaqësoj në Pistoia Italy, punon gjatë gjithë vitit në projekte që nga ndihmat ushqimore, veshje, mbathje, mjete shkollore, asistenca ligjore e psikologjike, nëpërmjet anëtarëve e profesionistëve që ka bordi drejtues. Më pranë u gjendemi fëmijëve jetimë e me vështirësi ekonomike, por edhe shtresës së tretë, të cilët kanë nevoja në ushqime, karroca, panolina etj. Unë mbuloj shpesh miniprojekte humanitare që donatorët e huaj e shqiptarë japin për njerëzit në nevojë, ku çdo gjë bëhet në mënyrë transparente.

-Projekte të tilla humanitare, për të ndihmuar sadopak jetimët, moshat e treta, familjet në nevojë, janë për t’u vlerësuar, por një individ në nevojë nuk do të mjaftohej me një batanije gjithë vitin. A keni menduar që me politikat tuaja të ndikoni në pushtetin vendor, që të hapen sa më shumë qendra sociale, apo të zhvillohen disa projekte në vit, që shtresat vulnerable të gjejnë mbështetje 365 ditë të vitit?

Ne shpresojmë që të ketë hapa përpara në hapjen e zhvillimit të qendrave për të mbrojtur çdo njeri në nevojë. Ka politika ekonomike që shteti shqiptar u ofron njerëzve në nevojë, por padyshim vështirësi ka kudo e duhet akoma punë nga çdo hallkë e sistemit ekonomik e politik.

-Ju keni qenë e ftuar në një ngjarje kulturore në Rrozhaje të Malit të Zi. Cili ishte qëllimi i këtij organizimi dhe çfarë solli te publiku?

Në muajin prill, unë isha e ftuar në Rozhaje të Malit të Zi, nga zoti Ali Daci, ku u organizua edicioni i 13-të, “Ora e Maleve”, me të ftuar nga shumë shtete, ku unë dërgova punën poetike të dy zonjave në emigrim, nga Londra, Alma Mehmeti, poete e prozatore, dhe Luanesha Rucaj, nga Kreta, Greqi. Ky event midis historisë, poezisë, kinematografisë, ekspozitës fotografike e muzikes tradicionale shqiptare ka synimin të mbajë gjallë kulturën e artin shqiptar, brenda e jashtë kufijve. E adhuroj Kosoven e forcën e shqiptarëve për mbijetesë.

-A u spikatën talente interesante, dhe cilat ishin çmimet që u ndanë?

Çmimet e ndara ishin për pjesëmarrësit nga Italia, Kosova, Gjermania, Austria, Mali i Zi, Shqipëria; ato nuk u dhanë vetëm për poezinë, por edhe në hulumtim, bashkëpunim, studime historike e humanizëm.

-Doja të ndalesha te Forumi i Mesdheut Albany-Italy, në Toskanë, i cili konsiston në bashkëpunimin me vendet e Mesdheut, në politikë, kulturë, shkencë, etj. Çfarë u diskutua konkretisht dhe çfarë u arrit në përfundim të këtij forumi?

Eventi i 25 qershorit solli për herë të parë një forum 360 gradë mbi politikën, emigrimin, biznesin, artin, kulturën, traditën dhe historinë e dhimbshme, por dhe me shpresa që bashkon brigjet e Mesdheut. Në këtë forum u prezantua për herë të parë Albanitaly Festival Internazionale dedikuar shqiptarëve brezit të dytë e të tretë, të cilët sot mbajnë vendin e parë si potencë ekonomike, të dytin, si komuniteti më i madh dhe një ndër realitetet e emigrimit që po ecën përpara edhe në art, sport e politikë. Shpresojmë që vitin që vjen ky forum të zhvillohet në Shqipëri. Në çdo vend ka gjithmonë gjëra që duhen ndryshuar e përmirësuar, por në Shqipëri, njerëzit duhet të fillojnë të ndryshojnë idenë e punës e karrierës, idenë që jo çdo gjë duhet ta bëjë shteti apo kushëriri apo vëllai nga emigrimi. Ndersa shteti si kudo duhet të jetë më shumë shtete e më pak pushtet. Duhet të ndërtojnë së bashku të ardhmen, jo një ndërton e 10 shkatërrojnë.

-Ju keni realizuar Fashion Week për fëmijët me aftësi ndryshe. Çfarë solli kjo ngjarje?

Më 23 shtator, në Milano, u zhvillua GX Milano Fashion Wieek, ku për herë të parë, një vajzë, Elda Gjoni, 26 vjeçe, e lindur me paralize cerebrale infantile precizim diagnoza, sfiloi në pasarelë. Ishte një ide që ia prezantova zonjës Gentiana Dervishi. Fustani me flamurin shqiptar u ideua nga stilistë italianë, u qep në Shqipëri dhe vajza u shoqërua në sfilatë nga Miss Univers, Bolivia 2021. Ndihmuan në këtë ëndërr të bukur z. Adriatik Gega, Antonio Gjonaj, Ada Guma hair stylist shqiptarë, directory official e make up dhe padyshim nga Gentiana.

-Ju keni 23 vite që jeni larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë. A keni një mesazh për klasën politike shqiptare sot?

Si qytetare e thjeshtë, unë do të thosha vetëm një mesazh për klasën politike: Ju jeni makina e një shteti, por mos harroni që populli është motorri i makinës e pa një popull të fortë, pa një motorr të fortë nuk mund të tërhiqet pesha e problemet e jetës!