Sipërmarrës të bashkuar/ Në prezantimin e shoqatës “Korabi”, në Bolonja

E premte, 29 Mars, 2024

Mbrëmja bie e butë mbi Bolonjë. Dritat e ngrohta që ndriçojnë sheshin e bukur “Santo Stefano” evidentojnë më së miri bukurinë e pallateve me portikë dhe sidomos të Kishës së Shën Stefanit (ku janë shtatë kisha sëbashku) dhe të pallatit “Isolani”, një nga bukuritë e veçanta të Bolonjës. Ky pallat i ndërtuar gati 600 vjet më parë, është edhe sot e kësaj dite pronë e familjes Isolani.

I zbukuruar me afreske dhe me piktura, ku spikasin portretet e anëtarëve të familjes dhe të familjes së mbretit të Napolit, Gioacchino Murat me të cilin kishin lidhur miqësi që nga viti 1800, ky pallat ka një sërë sallash që tani përdoren edhe për evente të ndryshme.

Pikërisht 3 salla të këtij pallati kishte zgjedhur këshilli drejtues i shoqatës së re “Korabi” për të bërë prezantimin e kësaj shoqate, që përmbledh në gjirin e saj imprenditorë shqiptarë në Emilia Romagna e në pjesë të tjera të Italisë, si dhe arbëreshë, të cilët kanë ardhur e janë të pranishëm. Jemi të ftuar bashkë me imprenditorin e suksesshëm shqiptar në Trentino, anëtar i këshillit komunal të qytetit Rovereto, Fatjon Mulliçi. Bashkë edhe me dy djemtë e gjallë, plot energji rinore dhe interes për t’u njohur me Bolonjën dhe eventin në fjalë, Ergys Blaka e Arjan Shahini, i afrohemi hyrjes së zbukuruar, ku kanë filluar të mblidhen shumë njerëz.

I pari që takojmë është presidenti i shoqatës së re, Astrit Poti, i buzëqeshur në pritjen e mysafirëve, por edhe i emocionuar e i impenjuar për mbarëvajtjen e eventit. Dhe një befasi e bukur për mua, gjej aty miken dhe kolegen time të punës së përbashkët për 4 vjet në drejtimin e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, FNAI, avokaten e mirënjohur Ilda Pinari. Ashtu, e qeshur si gjithnjë dhe e ëmbël në komunikim, duket sikur vitet i kalojnë tangent, pa e prekur. Kujtojmë ato vite kur bashkë me Ildën e drejtues të tjerë të Federatës si Hamit Çorogjafi e Klodian Cami bënim me mijëra kilometra rrugë nëpër Itali për të shkuar në veprimtaritë e 27 shoqatave shqiptare që përmblidhte atëherë në gjirin e vet federata FNAI.

Aty brenda takojmë edhe miq të tjerë si Zamira e Aleks Prendi, gazetaren Albana Temali, ish kampionen e rekordmenen e atletikës së lehtë shqiptare, Klodeta Gjini, anëtarë të këshillit drejtues të shoqatës, si djaloshi aq i sjellshëm shkodran, imprenditor i suksesshëm, Ervin Podgorica dhe arbëreshin aq aktiv Luigi Laffusa, që janë gjithnjë në lëvizje e në pritjen e njerëzve. Ndër të parët janë edhe e palodhura Luljeta Çobanaj, që ka ardhur bashkë me konsullen Belinda Shtylla nga konsullata shqiptare ne Milano. Luljeta dhe anëtarë të tjerë të kësaj konsullate gjenden gjithnjë pranë komunitetit shqiptar, kudo që shoqatat organizojnë aktivitete të ndryshme. Vetëm tre ditë më parë Luljeta kishte qenë edhe në Brescia, në një aktivitet të shoqatës së shkrimtarëve e artistëve shqiptarë në Itali.

Me korektësinë e saj të jashtëzakonshme,siç është tipike për njerëzit e jashtëzakonshëm, ka ardhur para të tjerësh edhe Profesoresha e Universitetit të Venezias, Luçia Nadin, të cilën pata kënaqësinë ta ftoj personalisht në emër të shoqatës “Korabi”. Ajo është jo vetëm një personalitet i shkencës dhe kulturës italiane, por edhe një mike e madhe e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar.

Është domethënës një fakt: Kur ishte akoma një kërkuese e re shkencore, universiteti i Venezias i ofroi mundësinë të zgjidhte për të vazhduar punën e saj kërkimore ose pranë Universitetit të Moskës, ose pranë Universitetit të Tiranës. Dhe Luçia zgjodhi Tiranën. Erdhi në vitet e vështira ’90 në kryeqytetin shqiptar dhe që atëhere ka shkruar një numër të madh artikujsh e librash kushtuar kulturës, historisë, traditave shqiptare. Kur e kam njohur në Tiranë më pat dhuruar librin e saj ku flitet për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Venezias.

Ka shkruar edhe plot libra të tjerë si ai për statutet e Shkodrës, një biografi e rigjetur e Skënderbeut, Emigrimi dhe integrimi për rastin e shqiptarëve në Venezia në periudhën 1279-1552 etj. E nderuar me titullin qytetare nderi e Shkodrës, me medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeg dhe me një sërë vlerësimesh nga akademia e shkencave e institucione te tjera, ajo mbetet një figurë e dashur për shqiptarët.

Nuk do ta ekzagjeroja po ta vendosja emrin e saj përkrah një gruaje tjetër të madhe, që ka shkruar shumë për Shqipërinë dhe Ballkanin, studiueses angleze Edith Durham.

I pranishëm edhe ambasadori i Republikës së San Marinos në Republikën e Shqipërisë, Giuseppe Maria della Balda.

Përveç sallës qendrore, aktivistët e shoqatës e të ftuarit e tjerë kanë zënë vend edhe në dy salla të tjera, të lidhura midis tyre me ekranë të mëdhenj nga të cilët ndjekin zhvillimin e eventit.

Pas përshëndetjes së mirëseardhjes, e merr fjalën zëvendëskryetarja e bashkisë së Bolonjës, Emily Clancy. Pastaj ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, përgëzon këshillin drejtues të shoqatës për këtë iniciativë të bukur e me perspektivë për të mbledhur sëbashku sa më shumë sipërmarrës shqiptarë e arbëreshë në Itali.

Profesoresha Lucia Nadin foli për marrëdhëniet që nga mesjeta e deri më sot midis Shqipërisë e Italisë, në fusha të ndryshme të bashkëpunimit e shkëmbimit.

Me shumë interes fjala e një eksponenti të rëndësishëm të botës e kulturës arbëreshe, Pietro Lanza, e cila u shoqërua edhe me foto e filmime dhe me pjesë folklorike arbëreshe nga grupi i ardhur posaçërisht për këtë eveniment. Folën edhe zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku e ish governatori i Bankës Shqiptare, Adrian Fullani.

Profesor Franco Focareta, docent i së drejtës në Universitetin e Bolonjës dhe një ndër themeluesit e shoqatës “Korabi”, bëri një ekspozim më të detajuar të kësaj shoqate, të programit dhe planeve te saj për të ardhmen.

Krijimi i shoqatës “Korabi” ka një rëndësi të veçantë. Sot në Itali ka rreth 47 mijë ndërmarrje të vogla e të mesme që janë ngritur nga sipërmarrës shqiptarë. Ata zënë vendin e katërt pas sipërmarrësve kinezë, rumunë dhe atyre nga Maroku. Por sipërmarrësit shqiptarë zënë vendin e parë në një tregues shumë të rëndësishëm, në sasinë e taksave dhe kontributeve që i paguajnë shtetit italian. Kjo na bën nder dhe tregon se sipërmarrësit tanë punojnë me seriozitet e dinjitet, respektojnë ligjet italiane dhe rregullat e punës. E këto janë vlera me të cilat komuniteti shqiptar integrohet çdo ditë e më tepër në jetën ekonomike, kulturore e shoqërore italiane. Ndaj edhe shoqatat e sipërmarrësve bëhen një faktor i rëndësishëm për evidentimin dhe çuarjen përpara të këtyre vlerave.

Presidenti i shoqatës, Astrit Poti, pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, dha edhe lajmin e parë të gëzueshëm. Shoqata “Korabi” i dhuron 10 mijë euro shoqatës “AGEOP”, e cila ka ndihmuar në kurimin e fëmijëve shqiptarë që nuk kanë patur mundësi të kurohen në Shqipëri e Kosovë, por janë sjellë nga kjo shoqatë e janë kuruar pranë spitalit “Sant Orsola” në Bolonjë.

Gjatë mbrëmjes u dhanë edhe pjesë artistike. Këndoi sopranoja shqiptare Sonila Kaceli, e cila jeton e punon në Bolonja, i mirënjohuri Çun Lajçi, që kishte ardhur nga Gjermania e kishte sjellë edhe dy nga librat e tij të fundit, grupi arbëresh, etj.

Në fund të pranishmit patën mundësinë të komunikojnë e të njihen më mirë me njëri-tjetrin në bufenë e organizuar në kopshtin e brendshëm të pallatit.

Kur dalim nga aktiviteti, është duke u afruar mesnata. Sheshi i bukur “Santo Stefano” është në kulmin e gjallësirë së tij. Lokalet përreth sheshit i kanë shtruar tavolinat jashtë, ku njerëzit sfidojnë vapën e madhe bolonjeze me ndonjë birrë apo pije të ftohta, me akullore etj. Sipërmarrësit shqiptarë shpërndahen, me vetëdijen se nesër i pret një ditë e ngjeshur pune dhe angazhim më i madh për të realizuar objektivat që i vunë vetes me krijimin e shoqatës “Korabi”.

Nga Ndue Lazri

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 