Tek Kambana e Paqes në Rovereto

E enjte, 28 Mars, 2024
E enjte, 28 Mars, 2024

Tek Kambana e Paqes në Rovereto

Ka krijuar një traditë të bukur shoqata “Besëlidhja” në Rovereto. Para disa vitesh ajo ishte iniciatore për të vënë flamurin shqiptar në atë kodër memoriale me emrin Miravalle, ku ndodhet Campana dei Caduti (Kambana e të rënëve) ose Kambana e Paqes, siç quhet zakonisht. E ndërtuar nga shkrirja e gëzhojave të predhave të topave të Luftës së parë Botërore me projektin e priftit Antonio Rossaro, si simbol për t’iu thënë jo luftrave dhe po paqes, ajo kambanë prej më shumë se gjysmë shekulli, në perëndim të diellit, me tingujt e saj përkujton të rënët në luftimet që u bënë në territorin përreth dhe shpërndan motivin e përhershëm të paqes. Jo larg prej këtu është varreza ku prehen pranë e pranë ushtarët italianë dhe ata austriakë që u vranë duke luftuar kundër njëri-tjetrit. Edhe kjo vendosje pranë e pranë shpërndan një mesazh: Përtej mortjes armët heshtin dhe mbretëron paqja e përjetshme.
Është një kambanë tjetër në Shqipëri e ndërtuar me iniciativën e një prifti italian, edhe ai me emrin don Antonio, gjatë vitit të mbrapshtë, kur shqiptarët u armatosën papritur dhe luftuan kundër s’di se kujt, siç thotë poeti me vargun e tij “armiku ishim ne vetë”. Prifti italian i nxiste nxënësit e shkollave për të mbledhur gëzhojat e armëve të përdorura dhe i stimulonte duke iu dhuruar një fletore në shkëmbim të katër gëzhojave. Kështu u ndërtua kambana e Paqes në Shqipëri. Në këto ditë të turbullta botërore, për shkak të luftës në Ukrainë, këto dy kambana, në unison edhe pse mbi njëmijë kilometra larg njëra-tjetrës, shpërndajnë tingujt aq të nevojshëm e aq të dëshiruar të paqes.
Tradita e shoqatës “Besëlidhja” qëndron në faktin që çdo vit, në përvjetorin e vendosjes së flamurit shqiptar, i pari në radhë ndërmjet 92 flamujve të shteteve të ndryshme, anëtarët dhe aktivistët e saj vijnë këtu e venë një tufë me lule. Është ky jo vetëm nderim për të rënët në luftë, por edhe mesazh paqeje, që komuniteti shqiptar në Rovereto përhap përpara italianëve dhe komuniteteve të tjera të huaja të zonës së Trentinos.
Edhe në ditën e djeshme, dhjetra anëtarë e aktivistë të shoqatës, këshilli i saj drejtues dhe të tjerë u ngjitën në kodrën memoriale dhe vunë tufën me lule pranë flamurit kombëtar. Takojmë MIltiadh Ziun, Cristina Xhakollin (me babanë e saj, Muken, Osman Parrucën e Gjovalin Gjergjin, që ishin në grupin iniciator të këtij eventi që para shumë vitesh. Më tej imprenditorin e palodhur dhe anëtarin e këshillit të komunës Fatjon Mulliçi, mësueset e shkollës Dila Rrapi, Jonilda Lo Cascio dhe te ngarkuaren per shkollen ne keshillin drejtues Aida Sena, që janë edhe aktiviste të palodhura, dy motrat Aida e Ledja Halilaj, që kanë agjencinë “Le Aquile” (Shqiponjat) në ndihmë të emigracionit, aktivistin e poalodhur kosovar Besim Arifi e të tjerë.
Marrin pjesë edhe aktivistja e shoqatës “Arbëria” Mirela Tomassini dhe aktivisti i shoqatës “Aquila” të Arcos, imprenditori i suksesshëm Musa Reçi. Kanë ardhur edhe konsulli i Kosovës në Milano, Driton Blakçori, e oficerja koordinuese për Diasporën pranë Konsullatës shqiptare në Milano, zonja Luljeta Çobanaj. Pas vendosjes së tufës me lule dhe fotove në grup pranë flamurit dhe kambanës së paqes, u bë një takim i shkurtër në sallën e muzeut e të ekspozitave, ku përshëndetën kryetari i shoqatës “Besëlidhja”, Dashamir Kërtusha, konsulli Driton Blakçori, komisarja për diasporën Luljeta Çobanaj dhe aktivistja Cristina Xhakolli. Luljetën e shikoj gjithnjë aktive dhe pranë shoqatave shqiptare. Vetëm në ditën e djeshme ka marrë pjesë në 3 aktivitete shoqatash të ndryshme. Kjo është një mbështetje dhe inkurajim konkret per komunitetin shqiptar.
Dy dokumentarë për Shqipërinë dhe Meksikën
Në sallën e konferencave të Fondacionit Caritro në qytetin e Roveretos u zhvillua një veprimtari tjetër e bukur, e organizuar nga shoqata “Teuta” e qytetit të Trentos. Në sallën e bukur e prestigjioze binin në sy midis pjesëmarrësve edhe aktivistë të shoqatës shqiptare dhe të komunitetit meksikan me veshjet kombëtare karakteristike, aktivistë të shoqatave të tjera në zonë, punonjës e assesorë të komunës, anëtarë të këshillit komunal etj. Shumë prej anëtarëve e aktivistëve të shoqatës “Besëlidhja” erdhën këtu direkt nga aktiviteti tek Kambana e Paqes. Ishin edhe mësuesit e palodhur Dritan Mashi e Irena Vuka Mashi, që vinin nga Levico Terme.
Aktivitetin e hapi kryetarja e shoqatës “Teuta”, Leonora Zefi. Pastaj e morën fjalën assessori i komunës Rovereto, Mauro Previdi, konsulli i konsullatës së Kosovës Driton Blakçori, komisarja për diasporën Luljeta Çobanaj e anëtari i këshillit të komunës së Roveretos Fatjon Mulliçi.
Pastaj të pranishmit ndoqën me interes shfaqjen e dy filmave dokumentarë të realizuar mjaft bukur mbi Shqipërinë e Meksikën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 